Shqipëria
Borrell sot arrin në Tiranë
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, viziton sot Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Mësohet se takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00. Gjithashtu ai do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.
Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë, ndërsa pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026