Kriza në Ukrainë
Borrell: Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në ‘vrimë të zezë’
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një “vrimë të zezë”, duke e shtyrë atë në errësirë dhe të ftohtë.
Borrell u prononcua për gazetarët përpara se të merrte pjesë në takimin e ministrave të zhvillimit të vendeve të BE-së.
Duke thënë se në takim do të diskutohet rindërtimi i Ukrainës, Borrell tha: “Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Putini vazhdon të bombardojë Ukrainën. Putini po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë, ku nuk ka dritë, energji elektrike dhe ngrohje për t’i vënë ukrainasit në errësirë dhe të ftohtë”.
Përfaqësuesi i BE-së theksoi se në takim do të diskutohet për situatën në Ukrainë në aspektin e krizës humanitare.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë