Lajme
Borrell në Austri: Duhet ta përshpejtojmë zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se Evropa nuk është e plotë derisa Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e saj dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit, i cili është vonuar për një kohë të gjatë.
“Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është sepse po vonohet për shumë kohë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë derisa (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bëhen anëtare”, ka thënë ai pas marrjes së çmimit Dr. Alois Mock Europe, në Forumin Evropian.
Tutje, ai ka deklaruar se fjala kyçe e valës së parë të zgjerimit të Bashkimit Evropian ishte tregu, sot kryefjala është siguria, transmeton albinfo.ch.
“Ne po përballemi me kërcënime të rëndësishme, jetojmë në një peizazh të rrezikshëm. Por kini kujdes, zgjidhjet kombëtare dhe ndërtimi i mureve nuk do të jenë zgjidhja për evropianët”, tha ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se demokracia nuk po përhapet, por regjimet autoritare po kthehen, liritë janë nën kërcënim dhe gjithçka po kthehet në armë – energjia, ushqimi, teknologjia, migrimi.
“Dhe brenda Evropës shohim rikthimin e ideve autoritare, të cilat na kanë bërë shumë dëm në të kaluarën. Mendoj se Evropa po largohet nga një Evropë e hapur ndaj botës dhe e etur për të gjetur zgjidhje të përbashkëta në drejtim të një Evrope të luftërave dhe zgjidhjeve kombëtare”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, ministry austriak, Schallenberg, tha se Ballkani Perëndimor është kulturalisht, psikologjikisht dhe emocionalisht një fqinj i afërt i Bashkimit Evropian.
“Nuk ka dyshim dhe besoj se jemi dakord që Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e familjes evropiane, i përket asaj. Unë jam gjithmonë i rreptë me ata që pretendojnë se rajoni është oborri i BE-së, kjo është krejtësisht e gabuar. Nuk jemi të kompletuar derisa ata të jenë pjesë e familjes sonë dhe duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, ka thënë ai.
Ndryshe, Forumi Evropian është duke u mbajtur në Wachau të Austrisë dhe do të vazhdojë deri nesër.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun