Kosova
Borrell: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut
Komisioni Evropian publikon sot paketën vjetore të zgjerimit të vitit 2022, si dhe raportet e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, raporti i së cilës do t’i dorëzohet kryeministrit Kurti.
Do të jetë komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ai i cili në orët e pasdites do të mbajë një konferencë për media.
Një ditë më parë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që t’i kthehen dialogut.
“Kemi pasur situatë të vështirë në kufirin Kosovë–Serbi. Kam biseduar si me presidentin Vuçiç, ashtu edhe me kryeministrin Kurti. Ngjarjet e fundit dhe marrëveshja e 13 shtatorit tregojnë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara. Unë i kam bërë thirrje të dyja palëve që të kthehen në situatën kur mund të vazhdojnë dialogun”, u shpreh Josep Borrell.
Borrell kryesoi Këshillin e BE-së në Luksemburg, ku informoi ministrat e Jashtëm të Unionit mbi zhvillimet në veri të Kosovës, si dhe për bisedimet me udhëheqësit rajonalë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.
Kryediplomati evropian së fundi u kritikua gjerësisht për deklaratën pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri në aksionin kundër mallrave kontranbandë, duke thënë se “aksionet e tilla duhet të koordinohen”.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave Pavarësisht se votuesit ranë dakord për masën në mars – disa pronarë të makinave të Gjenevës...
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga