Shkurt.ch
Bordeli shndërrohet në xhami
Lokal kurioz në zonën industriale, në Yverdon (VD), me një sipërfaqe prej 120 m². Ai më parë kishte pranuar klientë të dhënë pas gjinisë më të bukur, tani ai i mirëpret besimtarët.
Gjatë vitit 2009, ky lokal kishte një famë të keqe. Pronari i tij është: Fabien Richard, këshilltar komunal në Partinë popullore zvicerane (UDC) në Yverdon. “Lokali jepet me qira për momente të bukura me intimitet dhe diskrecion të plotë”, mund të lexohet në ueb faqen e këtij lokali në internet.
Një fqinj në afërsi përkujton: “Gjithnjë kishte klientë. Një ditë, pashë shumë persona në rrugë, nën dritaret e lokalit. Duke iu afruar lokalit, situatën e kuptova më mirë: dritaret ishin lënë të hapura dhe mund të dëgjoheshin ofkëllimat e satisfaksionit të një gruaje”, i ka deklaruar zvicerani gazetës “Le Matin”.
Në fillim të vitit të kaluar, lokali është dashur të mbyllet, ndërsa motive ka qenë: diçka nuk është në rregull me ligjin. I riu Fabien Richard, partia e të cilit mburret me vlerat e familjes tradicionale, është i përfshirë në organizimin e ahengjeve, me ç‘rast disa njerëz kanë marrëdhënie seksuale me një femër të vetme.
I demaskuar nga “Le Matin” në korrik të vitit të kaluar, ai u tërhoq nga mandati i tij zgjedhor. Por, ai nuk heqë dorë për të përfituar nga ky lokal dhe të fitojë rreth 1.300 franga në muaj.
Më në fund ai kishte arritur që ta huazojë lokalin e tij dhe tani, lokali ishte shndërruar në një vend ku myslimanët mund të falen. “Ky djalosh është kryelartë. Zakonisht, partia UDC ka një orientim tepër të ashpër ndaj myslimanëve, por kur bëhet fjalë për të përfituar, ata harrojnë gjithçka”, deklaron një tjetër fqinj.
Shqiptari Femi Ameti, përgjegjës i xhamisë, shprehë pikëpamjet e tij lidhur me vendin ku më parë ishte dhuruar zemra, e tani myslimanët falen: “Vërtetë nuk kishim tjetër zgjidhje. Disa kanë frikë nga feja islame dhe ngurrojnë të na japin lokale me qira. Por, mua më duket pozitive: një bordel është shndërruar në vend të shenjtë. Nuk është aq keq apo jo”, përfundon Femiu.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha