Integrimi

Borana Tartari, shqiptare kandidate për Këshillin Bashkiak në Bergamo

Borana Tartari është gruaja shqiptare kandidate për Këshillin Bashkiak në Bergamo, Itali.

Për më shumë se gjashtë vite është pjesë e shoqatës “Sconfinando”, ka qenë pjesë e projektit për rehabilitimin e të burgosurve shqiptarë në bashkëpunim me Komunën e Bergamos, përcjell albinfo.ch.

Ajo gjithashtu, është aktiviste për të drejtat e të huajve në Itali, emigracionit dhe integrimit të tyre në shoqëri.

“Nga sot fillojmë me një nga përvojat më emocionuese të jetës sime, nga sot kam nderin të jem pjesë e kandidatëve të listës së PD për mandatin e dytë të kryetarit Giorgio Gori”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

“Ky qytet më ka dhënë kaq shumë bekime dhe shpresoj të bëj më të mirën në këtë garë të drejtë dhe të plotë vlerave”, ka shtuar tutje ajo.