Lajme
Bora vazhdon të pengojë trafikun në Gjermani
Edhe pse sot shumica e vendeve janë në qarkullim, prap vazhdojnë kufizimet në disa udhëtime në Gjermaninë jugore pasi reshjet e mëdha të borës gjatë fundjavës sollën kaos në pjesë të mëdha të rajonit, duke mbyllur aeroportin e Mynihut dhe stacionin kryesor të trenit dhe duke ndikuar rëndë udhëtimin rrugor, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, nga zyret e Deutsche Bahn (Hekurudha Gjermane) kanë kërkuar nga njerëzit që të shtyjnë udhëtimin të hënën, nëse është e mundur, meqenëse nuk do të funksionojnë të gjitha rrugët në distanca të gjata.
Shumica e trenave midis Mynihut, Weilheim dhe Garmischer Raum do të anulohen të hënën dhe nuk do të ketë ende shërbime midis Mynihut dhe Salzburg/Innsbruck dhe midis Mynihut dhe Lindau/Oberstdorf, njoftojnë mediat gjermane.
Aeroporti i Mynihut u rihap të dielën në mëngjes, pasi u mbyll të shtunën për shkak të motit, por qindra fluturime u anuluan. Aeroporte të tjera, si Hannover, Bremen dhe Memmingen, gjithashtu patën anulime.
Aeroporti këshilloi udhëtarët që të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit të hënën përpara se të udhëtojnë në aeroport.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë