Shqipëria

Bora shkakton probleme në disa pjesë të Shqipërisë  

Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë paraqitur probleme vetëm në zonat malore duke krijuar një situatë problematike

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se situata e rrugëve në zonat e Shqipërisë pas reshjeve të borës nuk është e mirë.

Në rajonin e Shkodrës edhe pse ka pasur reshje dëborë gjatë natës, të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë, njëjtë sikurse në zonën e Korçës.

Reshjet e dëborës në qarkun e Shkodrës kanë paraqitur probleme vetëm në zonat malore duke krijuar një situatë problematike. 10 kilometra rrugë që lidhin Vermoshin me Shkodrën nga segmenti i Qaf-Predelec deri në qender të fshatit është e bllokuar nga dëbora.

Ministri njofton se në rajonin qendror të Tiranës në segmenti nga Vilat Qeveritare-Maja e Dajtit është e bllokuar ndërsa rruga Qafë Mollë – Bize kalohet me zinxhirë.  Ndërkohë edhe në Dibër, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim.  Si pasojë e reshjeve gjatë orëve të natës në Qarkun e Dibrës policia njoftoi se në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës dhe akullit.