Lajme
Bora ‘paralizon’ disa aeroporte në Britani, çrregullon edhe disa linja të trenit
Aeroportet e Manchesterit, ai “John Lennon” i Liverpoolit dhe ai i Birminghamit kanë mbyllur pistat e tyre pas borës së madhe që ka rënë gjatë natës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se po punohet për të rikthyer funksionimin e tyre “sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton BBC.
Temperaturat sipas autoriteteve kanë rënë në -11 gradë celsius gjatë natës në Loch Glascarnoch dhe Skoci, pasi disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar po përjetojnë ndërprerje të energjisë pas borës së madhe.
Një alarm për mot të ashpër është lëshuar pasi 25 cm borë mund të bjerë në disa pjesë të Anglisë veriore, sipas National Highways.
Përveç udhëtimit ajror, pasagjerët që udhëtojnë me tren gjatë ditës së diele mund të kenë gjithashtu ndërprerje dhe vonesa, ka bërë të ditur National Rail.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?