Shqipëria
Bora mbulon edhe Shqipërinë

Veriu i Shqipërisë është mbuluar nga bora. Në rajonin e Kukësit kanë nisur reshjet e para të borës, ndërsa moti i keq me erë të fortë e shira kanë shkaktuar disa dëme, shkruan albinfo.ch.
Disa pemë janë thyer dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë, ndërsa në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëherë pati dallgë.
Nuk është raportuar për ndonjë problematikë përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.
Ndërkohë pati reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës u ulën ndjeshëm, raportojnë mediat në Shqipëri.
Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.
E-Diaspora
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat? Lidhur me vrasjet e fundit në Zvicër, Albinfo.ch ka marrë mendimet e një numri ekspertësh nga...
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
Jeta në Zvicër
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim Shpresat për një zgjidhje mes mjekëve privatë në kantonin e Gjenevës dhe kompanive të sigurimeve suplementare...
-
Neuchâtel me thirrje për vullnetarë për të shpëtuar jetë
-
Zvicër: Më pak borë, më pak vdekje në male
-
Kuvendi Qytetar mbështet taksën kundër sheqerit
-
Ligji kundër abuzimit të fuqisë në treg, mbyllen dy hetime