Shkurt.ch

Bora ka mbuluar gjithë Zvicrën

Gjatë natës së mbrëmshme, sipas SF Meteo në gjithë Zvicrën ka pasur reshje bore në trashësi mesatare rreth 20 centimetra . Ndërkaq, në disa qytete, kryesisht në pjesen lindore të vendit, kjo trashësi ka arritur deri në  42 cm (Einsiedeln), 36 cm (St. Gallen) dhe 34 cm (Winterthur). Në regjionin malor në Säntis bora ka arritur trashësinë prej 1 metri.

Në shumë qytete, në rrugët në mes tyre janë paraqitur vështirësi në qarkullim, për shkak të sasisë së madhe të borës së rënë.

SF Meteo tërheq vërejtjen për rrezikun e mundshëm nga ortiqet e borës që kërcënon në male. Javën e ardhshme pritet një ngritje e vogël e temperaturave dhe kjo ka mundësi të shkaktojë shkrirjen e borës