Lajme
Bie bora e parë në Zvicër: bllokohen për trafik disa rrugë malore
Dje, e hënë, ka rënë deri në 15 centimetra borë e freskët në shumë vende malore. Prandaj, disa qafa malore alpine janë mbyllur tashmë për trafik
Ditët e fundit bora e parë ka rënë në shumë vende malore. Veçanërisht në Kantonin Valis dhe në kantonin Graubünden, si dhe në gjithë rajonin alpin ka rënë deri në 15 centimetra borë, shkruan 20minuten.ch.
Të martën pritet që “linja e borës” të zbresë 200 metra më poshtë se deri më tani, gjegjësisht borë do të bjerë edhe në lartësitë prej 1300 metrash, transmeton albinfo.ch. Me fillimin e borës u desh të mbylleshin kalimet (qafat) e para alpine.
Në këtë përmbledhje mund të shihni se në cilat qafa mali është ende e mundur të udhëtohet dhe në cilat jo.
Këto qafa malore janë të mbuluara me borë, por ende mund të përdoren (alpen-paesse.ch, që nga 1 nëntori): Ofenpass, Albula Pass (kërkohen zinxhirë dëbore), Julierpass, Malojapass, Simplonpass, Splügenpass, Oberalppass, Lukmanierpass, Forcola di Livigno (zinxhirët e dëborës të detyrueshëm), Berninapass (kërkohen zinxhirë dëbore), Pass Splügen, Pass Oberalp, Kalimi Lukmanier.
Në disa rajone ka rënë aq shumë borë sa që disa qafa mali nuk janë të kalueshme. Bëhet fjalë për vendet në vijim: Pass Susten, Umbrail Pass, Klausenpass, Pass Gotthard, Pass Flüela, Grimselpass, Nufenenpass, Furkapas, San Bernardino Pass.
A mund të shpresojnë entuziastët e sporteve dimërore që së shpejti të bëjnë ski? “Në male, të mërkurën mbrëma dhe mëngjesin e së enjtes priten më shumë reshje bore”, thotë Perret nga shërbimi meteorologjik Meteonews, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, vija e borës pritet të bjerë në 1000 metra, në disa vende madje edhe në 800 metra. Deri në fund të javës në lartësitë më të mëdha pritet të bie gjysmë metër borë, thotë Perret.
“Me ndihmën shtesë të topave të dëborës, pistat e para të skive ndoshta do të hapen në fundjavë”, thotë meteorologu.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë