Shkurt.ch

Bora bllokon Aeroportin e Gjenevës

Reshjet e mëdha të borës gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës Cointrin. Aeroporti ka vazhduar të mbetet i mbyllur edhe në orët e mëngjesit të sotëm. Për udhëtarët e dhjetë fluturimeve të anuluara është gjetur strehim në regjionin pranë aeroportit.

Ndërsa në vetë qytetin e Gjenevës, sipas zëdhënësit të aeroportit, të cituar nga televizioni publik zviceran SF1, nuk kishin mbetur më vende të lira nëpër hotele. Për këtë arsye, rreth 200 pasagjerë është dashur të strehohen në strehimoret e mbrojtjes civile dhe 100 të tjerë në lokalet e aeroportit.