Shkurt.ch

Boom i vërtetë në ndërtimin e banesave

Në vitin 2010 në Zvicër ka mbretëruar një “boom” në fushën e ndërtimit të objekteve të banimit, bën të ditur Enti Federal për Statistikë. Vetëm në tremujorin e vitit që shkoi është përfunduar ndërtimi i rreth 12500 banesave, që ishte për 12 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit pararendës.

Ndërsa gjatë tërë vitit 2010 rritja e numrit të banesave të ndërtuara në krahasim me një vit më parë  ka qenë 5 për qind.

Numri më i madh i banesave të ndërtuara është shënuar në komunat me më pak se 10`000 banorë. Ndërsa në aglomeracionet si Cyrih, Bernë dhe Bazel, është shüenuar një rënie e vogël e ndërtimit të banesave gjatë vitit 2010.