Lajme
Bonusi i Klimës: Kur do të marrin qytetarët në Austri pagesat e kostos së jetesës në vjeshtë?
Të rriturit do të marrin nga 110 deri në 220 euro për kokë banori, ndërsa fëmijët do të marrin nga 55 deri në 110 euro
Banorët që jetojnë në Austri do të marrin mbështetje financiare nga qeveria austriake për të ndihmuar në zbutjen e rritjes së kostos së jetesës. Ja çfarë duhet të dini për “Klimabonus” dhe pagesa të tjera që do të përfitoni gjatë kësaj vjeshte, shkruan TheLocal.at, përcjell albinfo.at. Me rritjen e kostos së mallrave të përditshme dhe inflacionit, qeveria austriake ka vendosur disa masa për të ndihmuar financiarisht banorët.
“Klimabonus”
“Klimabonus”, i njohur gjithashtu si bonusi i klimës dhe anti-inflacionit, u lëshua për herë të parë në vitin 2022 dhe përfshinte një pagesë prej 500 € për pothuajse secilin banor në vend.
Një pagesë e ngjashme u njoftua në fillim edhe të këtij viti. Por tani, shuma është dukshëm më e ulët dhe ajo do të ndahet varësisht nga vendbanimi i banorëve.
Parakusht për pagesën e subvencionit është që vendbanimi juaj kryesor të jetë Austria për të paktën 183 ditë (rreth gjashtë muaj) të vitit kalendarik.
Bonusi i klimës është një pjesë e reformës së taksave eko-sociale të Austrisë, një grup masash për të promovuar mbrojtjen e klimës. Ai përfshin një taksë mbi emetimet e CO2, e cila rrit çmimet e karburantit dhe prek shoferët austriakë. Ky bonus vjetor synon të kompensojë këtë shpenzim.
Qeveria austriake konfirmoi se pagesa e “Klimabonus 2023” do të fillojë të shpërndahet menjëherë, pra që nga muaji shtator.
Çfarë është e ndryshme në lidhje me bonusin këtë herë?
Një ndryshim i madh kësaj radhe është se. shuma do të variojë nga 55 € në 220 € për person. Të rriturit do të marrin nga 110 deri në 220 euro për kokë banori, ndërsa fëmijët do të marrin nga 55 deri në 110 euro.
“Bonusi i klimës do të rritet në nivel rajonal. Bonusi i klimës përbëhet nga një shumë bazë fikse dhe një kompensim rajonal i graduar, shuma e të cilit varet nga vendbanimi”, kanë njoftuar nga qeveria austriake, transmeton albinfo.at
Për shembull, të rriturit që jetojnë në qendrat urbane të “kategorisë 1” me infrastrukturë shumë të mirë, siç është Vjena, do të marrin 110 – 150 €, varësisht se në cilin qark (Bezirk) të Vjenës jeton.
Banorët në “kategorinë 2” (si Graci dhe Salzburgu) do të marrin 150 € bonus për person, ata në “kategorinë 3” (të tilla si Wolfsberg ose Mittersill) do të marrin nga 185 euro secili dhe ata në “kategorinë 4” komunitetet rurale (si p.sh. Mariazell, Werfen ose Sölden) do të marrin pagesën më të lartë prej 220 €.
Pagesa do të bëhet si transfertë direkt në llogaritë bankare të qytetarëve për ata që kanë marrë edhe më parë Klimabonus në këtë mënyrë ose që kanë përditësuar informacionin e tyre bankar në FinanzOnline.
Nuk ka nevojë të aplikoni për subvencionim. Për ata që nuk kanë një llogari bankare austriake ose që informacioni i tyre nuk është vendosur në internet, do të pranojnë një kupon me postë.
Ministria e Klimës ka thënë se transferimet e llogarisë do të përfundojnë brenda dy javësh, megjithëse vitin e kaluar u desh të presin shumë më shumë , kështu që mund të mos përfundojë aq shpejt.
Ndërkohë, disa banorë të tjerë nuk do të marrin Klimabonus deri në pranverë. Kushdo që nuk e ka plotësuar ende kërkesën për regjistrimin e vendbanimit të tij kryesor deri në afatin e 2 korrikut, pra ditën e 183-të të vitit kalendarik, ata do të marrë bonusin në pranverën e vitit 2024. Kjo prek ata persona që janë shpërngulur në Austri në gjysmën e parë të këtij viti si dhe foshnjat e porsalindura.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor