Lifestyle
Bono Vox në Elysee
Vokalisti dhe lideri i bendit U2, Bono Vox është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron, në pallatin Elysee.
Themeluesi i organizatës joqeveritare One, ka diskutuar me presidentin francez rreth zhvillimit, ndihmës dhe bashkëpunimit mes Evropës dhe Afrikës, por edhe rreth barazisë gjinore.
Të gjitha këto tema do të prekën edhe gjatë samitit të radhës të G7-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë, përcjell albinfo.ch.
“Zakonisht në Elysee vijë si avokat i Afrikës por sot kam ardhur edhe si avokat i Evropës. Mendoj se edhe ata që nuk i kushtojnë shumë rëndësi kësaj çështjeje e kuptojnë që fati dhe e ardhmja e Evropës dhe Afrikës janë të lidhura ngushtë”, ka thënë ai.
Organizata e Bonos angazhohet në luftimin e varfërisë ekstreme dhe parandalimin e sëmundjeve, sidomos në Afrikë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë