Lajme

“Bonevet” në Gjakovë hap dyert për fëmijët kreativë të diasporës

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Gjakova gjithmonë ka qenë e njohur si një nga qytetet e tregtisë, artizanateve dhe industrisë. Qyteti ka qenë dhe mbetet qendër e zejtarëve dhe mjeshtërve të artizanaleve të ndryshme.

Tradita po vazhdon edhe sot,  por në një formë tjetër më të avancuar të kohës.

Këtë po e bën të mundur “Boenevet”, që themeluesit e quajnë hapësirë krijuese, ku të rinjtë dhe të rejat mblidhen për të shkëmbyer njohuritë dhe zhvillojnë projekte si lojëra elektronike, instrumente, robotë deri te prototipe të llojllojshëm.

“Bonevet” është qendra e parë në Kosovës ku nxitet kreativiteti , duke bashkuar imagjinatën e të rinjve me teknologjinë moderne.

” Çdo kush që anëtarësohet në hapësirën krijuese të “Bonevet “do ta ketë ndihmën e duhur që t’i krijojë prototipet e duhura, që të marrë njohuri, të edukohet dhe zhvillohet profesionalisht”, thotë drejtori i “Bonevet” Lek Zherka.

Zherka e ka arsyetuar vendimin për hapjen e firmës pikërisht në Gjakovë dhe jo siç jemi mësuar, në Prishtinë, me qëllimin e decentralizimit të dijes dhe të shërbimeve, kundër monopolizimit të një qendre.

Trajnime edhe gjatë verës

Në BONEVET është planifikuar që edhe gjatë sezonit veror të ketë trajnime për të rinjtë dhe të rejat e interesuar më saktësisht për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në Kosovë, që të shpalosin kreativitetin dhe të zgjerojnë njohuritë  përmes trajnimeve që i ofron hapësira krijuese “BONEVET” në Gjakovë.

“Diaspora është pjesë shumë e rëndësishme e Kosovës prandaj Bonevet e ka parë të arsyeshme që të organizojë kurse special gjatë stinës së verës kur zakonisht kosovarët që jetojnë jashtë vendit vijnë këtu edhe i kalojnë pushimet”, tha Zherka.

Do të zhvillohen trajnime në littleBits dhe Arduino. Grupi i littleBits organizohet për fëmijët e moshës 8-12 vjeçare, ku do të njoftohen me librarinë e elementeve të “littleBits” dhe po ashtu do të punojnë në zhvillimin e projekteve të ndryshme kreative gjatë kohës së kampit veror.

Grupi i “Arduino” organizohet për të rinjtë e moshës 13-18 vjeçare, ku do të pajisen me Arduino dhe elementet punuese, me anë të së cilës do të ngrejnë kapacitetin e njohurive të cilat lidhen me programimin e pllakave mikrokontrolluese.

Po ashtu do të punojnë në projekte të cilat do të zgjidhen nga pjesëmarrësit dhe do të zhvillohen gjatë trajnimit.

Vllaznim Xhiha përcjell te brezi i ri përvojat nga Zvicra

Të dy trajnimet do të zgjasin 10 ditë të rregullta pune nga  1  deri 14 korrik 2015, ku nxënësit do të ndjekin intensivisht nga 2 orë trajnim çdo ditë të kampit veror.

Dhe në fund të kampit veror nxënësit nga diaspora do të shfaqin punimet në një ditë të veçantë pas përfundimit të kampit veror para të afërmeve të tyre.

Bonevet është themeluar nga biznesmeni dhe intelektuali i njohur Vllaznim Xhiha, i cili pas shumë vitesh të kaluara në Zvicër është kthyer në Kosovë, për të përcjellë përvojat e tij te brezi i ri. Një nga këto përvoja është edhe iniciativa private dhe jo-fitimprurëse Bonevet (bëje vetë).

“Atë që mund ta imagjinosh mund edhe ta realizosh”, është motoja të cilën Xhiha ua ka ngulitur në kokë të rinjve dhe të rejave të Bonevet, ka thënë ai.

Bonevet është qendër e parë të këtij llojit në Kosovë, ku zhvillohet kreativiteti dhe bashkëpunimi të të rinjve dhe të rejave përmes teknologjisë më moderne. Presim që këta të rinj dhe të reja nesër të bëhen inxhinierë, menaxherë dhe pse jo, edhe liderë ku do që të punojnë.

Çfarë ofron „Bonevet“

Në Bonevet bëhen eksperimentimit teknologjike ku pjesëmarrësit mund të trajnohen në në mënyrë profesionale në përdorimin e pajisjeve të ndryshme të prodhimit teknologjik.

Kjo u mundëson atyre që të punojnë në projekte që përfshijnë përpunimin e metalit, , robotikë, automatizimi, printimi 3D, dizajni, , programimi, Arduino, LittleBits, dhe shumë më tepër.

Pjesëmarrësit  tashmë kanë kryer shumë krijime interesante falë një program trajnimi  të angazhuar studentëve në mes moshës 9 dhe 12 me LittleBits dhe ato midis moshës 13-17 me Arduino

Kohët e fundit, ata kanë filluar të punojnë me punëtori AutoCAD për të krijuar modele 3D , si dhe duke përdorur printera 3D dhe eksperimente me aparate CNC. 

Qasja në këto mjete u mundëson nxënësve që të zhvillojnë më tej njohuritë e tyre me prototype që janë potencial i madh për zhvillimet e ardhshëm të produkteve digjitale.

summer camp 2015 shqip