Lajme
“Bondsteli” rus në Preshevë, i rrezikshëm për Ballkanin
Sipas disa deklaratave të pakonfirmuara, Rusia parashikon të vendosë sistemin e raketave “BUK dhe S-400 Triumf” në afërsi të Preshevës. Kjo shihet me rrezik për rajonin
Ideja e Moskës zyrtare për të ndërtuar një sistem raketor rus në Luginën e Preshevës në Serbinë jugore, ka shqetësuar gjithë rajonin, në veçanti shqiptarët në Ballkan. Këtë ide, analistët politik dhe lidershipi në Preshevë e shohin si përpjekje të Rusisë për t’u rikthyer në Ballkan nëpërmjet Beogradit.
Sipas disa deklaratave që janë publikuar në mediat e Kosovës, Rusia parashikon të vendosë sistemet e fuqishme të raketave, “BUK dhe S-400 Triumf” në afërsi të Preshevës, që në vijë ajrore është shumë pranë bazës më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, “Bondstill” afër Ferizajt.
Edhe pse nuk është konfirmuar nëse është vendim i prerë i Moskës zyrtare apo vetëm propozim, analistët e çështjeve të sigurisë thonë se, kjo përbënë një rrezik të lartë për sigurinë dhe i “ndihmon” prishjes së stabilitetit në rajon.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu ka thënë për “Zërin” se është në dijeni për raportimin e vendosjes e sistemit të reaktorëve, por që ende nuk ka qëndrim zyrtar përkitazi me rastin.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja ka potencuar se pranimi i tillë i një sistemi të raketave në Preshevë do të dëmtojë rëndë stabilitetin. Sipas tij, shteti serb është duke luajtur lojë të dyfishtë në relacionin mes BE-në dhe Rusisë.
“Ende nuk dihet se a është formalizuar kjo qendër megjithatë pranimi i një qendre të tillë përbën rrezik të lartë për sigurinë rajonale dhe është në shpërputhje me përpjekjet e përgjithshme për vendosjen e stabilitetit ne rajon. Konsideroj që Serbia është duke vazhduar lojën e dyfishtë me bashkëpunim paralel me BE-në dhe me Rusinë. Sigurisht se qëllimi saj final është BE mirëpo në mënyrë që të fus në lëvizje BE-në ajo përdorë kartën e bashkëpunimit strategjik me Rusinë””, ka thënë ai.
Qehaja ka folur edhe për bazën e Rusisë në Nish, për të cilën ka thënë se qëllim ka rritjen e ndikimit të Moskës në Rajon.
“Tendencat e konfirmuara për funksionalizimin e bazës operacionale në Nish, bazë kjo e cila, edhe pse i referohet emergjencave civile, ka për qëllim stacionimin e forcave ruse dhe rritjen e ndikimit rus në Serbi. Ende nuk dihet se a është formalizuar kjo qendër megjithatë pranimi i një qendre të tille përbën rrezik të lartë për sigurinë rajonale”, ka thënë ai.
Ndërkaq eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka potencuar se sistemimi i raketave ruse në Preshevë do të duhet të jetë alarm për NATO-n dhe nga vendeve anëtare të saj. Sipas tij, Rusia është duke rrezikuar seriozisht paqen dhe sigurinë globale.
“Lufta në Ukrainë, dërgimi i forcave Ruse në Siri si dje pjesëmarrja aktive ne bombardime janë element të majftueshme se bota po trazohet nga një fillim i mundshëm i luftës së tretë. Ngjarjet në Kumanovë, e tash vendosja sistemeve raketore në Preshevë do jete rrezik potenciale jo vetëm për shqiptarët por dhe për Ballakanin dhe për vet Evropën”, ka thënë ai.
Profesori i Shkencave Politike, Ivo Viskoviq, ish-diplomat, e shikon marrëveshjen e fundit me Moskën si një “lojë me zjarrin”, që do të ndikojë në marrëdhëniet me fqinjët, e se ajo minon politikën e nisur për pajtimin mes fqinjëve ballkanikë. Kjo politikë e promovuar nga kryeministri serb Aleksander Vuçiq merr fund në momentin e instalimit të mbrojtjes së raketave ruse, që do të sjellë edhe ndërhyrjen e NATO-s.
Ndryshe, ka disa muaj, që SHBA dhe bashkimi Evropian i kanë venë sanksione Rusisë pas ndërhyrjes së Moskës në konfliktin e Ukrainës dhe invadimin me forca në Krime. Që nga ajo periudhë, raportet ndërmjet Moskës dhe Brukselit e Uashingtonit në anën tjetër, janë keqësuar dukshëm.
Madje në SHBA, këto deklarata që vijnë nga Moska në Evropë dhe Euroazi i shohin si propagandë të Kremlinit kundër NATO-s. Për ta kundërshtuar këtë fushatë SHBA ka rritur buxhetin për ta kundërshtuar presionin rus.
Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Benjamin Ziff, thotë se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ta kundërshtuar keqinformimin dhe propagandën e prodhuar nga Rusia, do të jetë përpjekje afatgjatë, që përfshinë forcimin e mediave të pavarura në Evropën Lindore dhe Euroazi.
Ziff, i angazhuar në çështjet evropiane dhe të euroazisë, i tha Nënkomitetit të marrëdhënieve të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, se administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, ka propozuar 83 milionë dollarë, që është rritje prej 26 për qind, për vitin e ardhshëm fiskal, të fondit për grupet e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura “në vendet më të ndjeshme të presionit rus”.
“Rrjedhja e informacionit të lirë dhe të besueshëm është mbrojtja jonë më e mirë”, tha Benjamin Ziff, gjatë dëshmisë së tij më 3 nëntor, raportin REL.
“Ne e shohim këtë punë kundër propagandës së Kremlinit si të parëndësishme në përpjekje afatshkurtër; kjo është përpjekje në afat të mesëm dhe të gjatë, për të qenë të sigurt se atje nuk ka terren të pëlleshëm në Evropë dhe Euroazi, për llojin e përpjekjeve që ata i bëjnë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane