Bota
Bolton kërkon ndryshimin e pushteteve në Iran, në 2019 muxhahedinët e Tiranës festojnë në Teheran
Pas tensioneve në ngritje mes Izraelit dhe Iranit në Siri shtohet mundësia e sulmeve për rrëzimin e regjimit të ajotollahëve në Teheran.
Këshilltari për siguri i Trumpit, John Bolton flet hapur se çfarë kërkon SHBA në Iran: rrëzimin e regjimit të ajotollahëve, shkruan “Der Spiegel”. Amerikanët flasin se ata duhet të zëvendësohen nga muxhahedinët e MEK, ku rreth 3000 pjesëtarë të tyre strehohen në rrethinat e Tiranës, ndërsa në gjithë botën numërojnë rreth 15.000 anëtarë.
“Themelet dhe qëndrimi i regjimit iranian nuk do të ndryshojë. Dhe për këtë zgjidhja e vetme është ndryshimi i pushteteve,” tha Bolton, i cili dha edhe prognozën festive. “Në 2019 ne me MEK do festojmë sëbashku në Teheran.”
Kush janë muxhahedinët?
Muxhahedinët iraniane është një lëvizje opozitare e majtë në mërgim, që synon rrëzimin e republikës islamike të Iranit. Ajo njihet ndryshe me emrin MEK. Lëvizja u themelua në vitin 1965 nga një grup studentësh të majtë dhe qëllimi ishte të rrëzonin Shahun e Iranit. Kur Shahu u rrëzua, nisi një përplasje tjetër: mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajatollah Khomeinit që morën pushtetin.
Ne fund te vitit 1981 shume anëtare dhe mbështetës te saj u larguan jashtë vendit dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u be Franca.
Ne vitin 1986 lëvizja e zhvendosi bazën e operacioneve ne lindje te Irakut, por situata ndryshoi me pushtimin amerikan te Irakut. Forcat amerikane sulmuan objektivat e tyre por arritën armëpushim dhe pas çarmatosjes, u vendos qe ata te mbaheshin ne kampin Ashraf, ish-baze ushtarake irakene.
Por me tërheqjen e amerikaneve nga Ashrafi ne 2011-en nisen aktet e dhunës mes tyre dhe ushtarëve irakiane. Me pas atë vit ata u zhvendosen ne kampin Liria, jashtë Bagdadit. Për shkak te pasigurisë për jetën lindi edhe nevoja e zhvendosjes se tyre nga Iraku drejt vendeve te tjera, mes te cilave ishte edhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik