Lajme
Boksierja shqiptare në Gjermani është prekur nga koronavirusi
Kampionia e botës në WBC, Fabiana Bytyqi, është dignostikuar me koronavirus
Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë babai i Fabianës, Fabiani, i cili po ashtu njëjtë sikur se vajza e tij, edhe ai është prekur me virusin vdekjeprurës.
“Ka dy javë që jemi duke u përballur me këtë virus tani global. Për shkak se kemi qenë të dytë me këtë sëmundje, u kemi ikur mediave, duke ditur se do të kemi presion të vazhdueshëm”, ka thënë fillimisht Fabiani për Kosova Boxing.
Të dytë tani ndjehen mirë dhe së shpejti pritet t’i kthehen jetës normale.
“Fabiana është më mirë se unë. Ajo po kurohet në shtëpi dhe është pranë shërimit, ku për tre-katër ditë do të bëjë testin e fundit duke u siguruar se është shëruar plotësisht”.
“Ndërsa unë gjendem në spital që 12 ditë dhe dita-ditës po e marr veten dhe jam shumë mirë. Shpresoj se edhe unë do të lëshohem shpejt nga spitali, ndoshta për një javë, ose deri dhjetë ditë”.
Fabiani falënderon stafin mjekësor, të cilët u përkujdesën maksimalisht për të.
“Dua t’i falënderoj, kanë bërë më të mirën për mua, duke u përkujdesur më së miri. Por, jo vetëm për mua, por për të gjithë që jemi këtu të shtrirë”, përfundoi babai i boksieres.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit