Lajme
Boksieri Dielli Vranoci, kampioni më i ri ndërkombëtar i Austrisë
“Unë jam gati t'i jap Anilit një revansh në çdo kohë”, thotë boksieri Dielli Vranoci
Të shtunën e kaluar, më 9 dhjetor, në mbrëmjen e boksit që u zhvillua në afërsi të Vjenës, në të cilën morën pjesë shumë boksier shqiptarë, një nga meçet kryesore të asaj nate ishte edhe dueli mes Dielli Vranocit dhe Anil Özdemir për titullin kampion të Austrisë. Ndonëse boksieri pejan, i cili jeton në Vjenë, ishte duke zhvilluar një meç të bukur dhe ishte në përparësi edhe më pikë, një lëndim aksidental në sy bëri që gjyqtarët të ndërpresin ndeshjen. Titulli kampion të Austrisë iu dorëzua boksierit Özdemir. Për këtë mbrëmje kishte raportuar edhe albinfo.at, e cila ishte në vendin e ngjarjes.
Menaxheri i Dielli Vranocit, por edhe organizator i gjithë manifestimit, ish-boksieri Shpëtim Shala, menjëherë pas shikimit të videove kishte reaguar në FVA (Faustkämfverband Austria), duke bërë më dije që Dielli nuk ishte lënduar nga goditja e kundërshtarit, por nga një ndërhyrje e parregullt me kokë. Këtu, sipas menaxherit Shala, ndeshja do të duhej të ndërpritet dhe fitorja t’i takonte boksierit Vranocit, transmeton albinfo.at.
Shpëtimi kishte kërkuar nga Federata e Boksit në Austri që të shikojnë edhe një herë videot dhe të merret një vendim i drejtë. Sot është kthyer përgjigjja, ku është konfirmuar që titulli kampion i Austrisë të rikthehet boksierit Dielli Vranoci.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri Shpëtim Shala, i cili në faqen e tij në Facebook shkruan:
“Të dashur adhurues të boksit,
“FVA” u pajtua me protestën tonë. Dielli Vranoci është kampioni i ri ndërkombëtar austriak në peshën super të lehtë!
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se “Faustkämfverband Austria” ka pranuar protestën tonë për vendimin e së shtunës, më 9 dhjetor, në luftën për titull mes Dielli Vranoci dhe Anil Özdemir.
Sipas rregullave, fletët e rezultateve janë numëruar deri në ndërprerjen e luftës dhe janë si më poshtë:
Gjyqtar Hilmi Bagci 58-56
Gjyqtari Sven Gräfe 59-55
Gjyqtari Ilhan Homoviç 58-56
Dielli Vranoci fiton luftën unanimisht në pikë.
Falënderojmë bordin e FVA-së për vendimin e drejtë.
Në fund urojmë boksierin tonë Dielli A. Vranoci për fitoren e merituar!, shkruan menaxheri Shala, përcjell albinfo.at.
Në lidhje më këtë çështje, reagim në Facebook ka bërë edhe vetë boksieri Dielli Vranoci, i cili shkruan:
„Të dashur miq dhe adhurues të boksit,
Së pari, do të doja të falënderoja secilin prej jush për mesazhet dhe fjalët e panumërta inkurajuese. Kjo do të thotë shumë për mua dhe ju jam thellësisht mirënjohës.
Tani te lufta të shtunën! U futa mirë në luftë dhe u ndjeva shumë mirë. Sipas mendimit tim, unë drejtova çdo xhiro dhe edhe pse ishte pjesa e parë, isha ende shumë në formë dhe të freskët. E di që do të kisha qenë ende shumë prej meje atje. Fatkeqësisht, në fund të raundit të gjashtë, ndodhi një goditje aksidentale me kokë, e cila më la me një prerje të madhe mbi syrin tim të djathtë. Në këto rrethana ishte e pamundur të vazhdohej lufta dhe mjeku i ringut rekomandoi që të ndërpritet lufta! Gjëja më e trishtë ishte se gjyqtari me sa duket nuk e pa këtë përplasje dhe e konsideroi goditjen si normale. Anil Özdemir u shpall fitues nga TKO!
Siç e keni parë tashmë të gjithë në video, xhirimi nuk ishte i rregullt. Në raste të tilla, rregullat parashikojnë që në rast goditjeje aksidentale me kokë pas raundit të katërt, pikët e shënuara deri në atë kohë, duhet të numërohen! Jam i bindur se kam qenë qartë përpara në gjashtë raundet dhe prandaj duhet të shpallem fitues i luftës.
Menaxhmenti im ka protestuar pranë FVA-së dhe presim vendimin e tyre. Besojmë se vendimi do të merret në favorin tonë sepse do të ishte i drejtë. Unë jam gati t’i jap Anilit një revansh në çdo kohë!”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje