Integrimi
Boksieri shqiptar, gala për ndihmë të sëmurëve nga kanceri
Mustafe Kicaj e quan sukses faktin që pas të gjitha shpenzimeve të mbrëmje, organizatës “Krebsliga” ka mundur t`ia ofrojë 10.100 franga
Ditë më parë në qytetin e Winterthurit, kantoni Cyrih është organizuar një mbrëmje humanitare spektakli me thai boks dhe me muzikë. Organizator i këtij eventi ka qenë kampioni i trefishtë boteror i kategorisë së vtêt në thai box, Mustafë Kicaj. Mbrëmja ka mbajtur titullin “Art of Fighters” dhe në të kanë marrë pjesë disa boksierë profesionistë, (një pjesë e mirë e të cilëve, shqiptarë) që i kanë kryqëzuar dorezat për një qëllim himanitar: për të ndihmuar organizatën e të sëmurëve nga kanceri, “Krebsliga”.
Organizatori, Mustafë Kicaj shprehet mjaft i kënaqur me mbrëmjen,. “Salla ishte e mbushur përplot dhe atmosfera ka qenë e pashoqe”, thotë kampioni i trefishtë botëror dhe themeluesi i qendrës për thaibox “Musti Gym”. Ai e quan sukses faktin që pas të gjitha shpenzimeve të mbrëmje, organizatës “Krebsliga” ka mundur t`ia ofrojë 10.100 franga. Me këtë shumë ai e ka plotësuar synimin e tij për të siguruar më shumë se 10 mijë franga. Kështu, “Musti” së paku nuk detyrohet të japë para nga xhepi i vet.
“Dëshiroj t`i falënderoj të gjithë që e kanë mundësuar mbledhje e kësaj shume. Jam shumë i impresionuar”, shton Kica për “Winterthurer Zeitung”.
Sapo ka përfunduar spektaklin e parë të suksesshëm, thai-boksieri shqiptar tashmë mendon për vazhdimin. “Startimi doli i suksesshëm, tash vetëm më mirë mund të bëhet”, thotë ai me optimizëm.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik