Lajme
Boksieri kosovar synon titullin kampion të Austrisë
Boksi, një sport shumë i pëlqyer nga shqiptarët anembanë botës. Dikush ka guximin të stërvitet e dikush e ndjek atë vetëm nga televizori. Por, Bernardin Jakaj tani karrierën e tij e zhvillon në Austri si boksier profesionist.
Bernardin Jakaj zgjodhi boksin, edhe pse në mendje kishte alternativa të tjera të ndryshme lidhur me sportin. Për albinfo.at, Jakaj tregon se si vendosi të bëhej boksier.
“Në fillim deshta me gjetë një sport sa me humbë kohën. Isha në mendime se cilin sport ta zgjedhja, futbollin apo sportin luftarak. Në fund vendosa me u stërvitë boks, sepse ishte një klub këtu afër meje ku unë jetoj”, thotë Bernardin Jakaj.
Austria është një nga vendet më të mira për të jetuar në Evropë. Ka një popullaritet të madh edhe në sport, por siç duket boksin e lë pak anash, e çuditshme apo jo?! Kështu thotë edhe boksieri kosovar që jeton në Vjenë.
“Në Austri nuk përkrahet ky sport, pothuajse fare. Ka shumë sportistë në Austri që janë të talentuar, por nuk munden me tregu veten sepse ky shtet nuk i përkrah”, shprehet boksieri kosovar.
Meçet më të rëndësishme të Jakajt
Të gjithë ata që duan të merren me sport, i shikojnë videot e sportistit të preferuar. Ata marrin inspirimin nga njerëzit e mëdhenj të sporteve. Jakaj ka një boksier nga i cili merr inspirimin. Nuk është Joshua, Fury, apo edhe Luan Krasniqi – është boksieri meksikan, Canelo Alvarez, i cili është kampion bote në pesë kategori.
Gjatë karrierës së tij deri më tani, Jakaj i veçon dy meçe të rëndësishme. “Ndeshja ime më e vështirë ka qenë ajo e fundit, kundër çekut, Adamek. Ai është një boksier me përvojë dhe ka boksuar me shumë luftëtarë të njohur. Por, në fund dola fitues me K.O. Kurse ndeshja ime më e lehtë ka qenë ajo kundër serbit, Mitic. Aty isha në top-formë”.
Bernardini falënderon edhe dy vëllezërit që po ashtu kanë një karrierë të suksesshme të boksit në Austri, Hekuran dhe Dardan Avdylaj të cilët e kanë përkrahur gjatë gjithë karrierës së tij.
Meçin e parë e zhvilloi në Kosovë
Edhe pse jeton në Austri, Jakaj, meçin e parë si profesionist e kishte zhvilluar në Kosovë. Aty ai e kishte mposhtur boksierin Ice Trajkoski. “Ndeshja në Kosovë ka qenë diçka e veçantë për mua, sepse ishte përballja ime e parë si profesionist. Në Kosovë, tifozët janë të flaktë pas sporteve luftarake”, vazhdon tutje kosovari.
Stërvitjet për titullin e kampionit
Pandemia ka qenë situatë e vështirë për të gjithë, por as kjo nuk e ka ndalur Bernardin Jakajn. Përkundrazi, ai po synon të luftojë për titullin kampion të Austrisë. Madje meçi i tij i radhës për këtë titull do të jetë në peshat gjysmë të rënda.
Bjeshkët dhe ajri i pastër janë dy gjërat kryesore që i duhen një boksieri gjatë stërvitjeve. Edhe pse Austria njihet si vend i bukur malor, Bernardin Jakaj shumicën e stërvitjeve i bën në Bjeshkët e Kosovës. “Vendi yt, ajri i pastër”, shprehet Jakaj.
Pas Bjeshkëve dhe ajrit të pastër, për një boksier, rëndësi ka orari i ushqimit. Sa e respekton boksieri kosovar këtë dhe si ia del kur shkon në pushime në Kosovë, tregon ai:
“Ushqimi është shumë i rëndësishëm për ta mbajtur vetën në formë, më vjen shumë rënd ta mbaj këtë – por sporti më obligon. Në Kosovë, për pushime nuk mungojnë flija, pitja dhe shumë gjëra tjera.”
Kush është boksieri më i kompletuar, sipas Jakajt
Bernardini e ka një meç që e cilëson si më të mirin në histori. Ai thotë se lufta mes Wladimir Klitschkos dhe Anthony Joshuas ishte më e mira. Kurse, në fund Jakaj flet edhe për boksierin më të kompletuar në botë. Ai përmend Tyson Furyn. Por, pse e cilëson si më të mirin?
“Tyson Fury është boksieri më i kompletuar, i mençur, i shpejtë dhe psikikisht i fortë.“
Jakaj gjatë karrierës së tij i ka zhvilluar nëntë luftëra dhe në të gjitha ka dalë fitues.
Box
Kush është idhulli i Bernardinit?
Jakaj ka një boksier, nga i cili merr inspirimin. Nuk është Joshua, Fury, apo edhe Luan Krasniqi – është boksieri meksikan, Canelo Alvarez, i cili është kampion bote në pesë kategori.
Box 2
Meçi më i vështirë dhe më i lehti
Ndeshja ime më e vështirë ka qenë ajo e fundit, kundër çekut Adamek. Ai është një boksier me përvojë por, në fund dola fitues me K.O. Kurse ndeshja ime më e lehtë ka qenë ajo kundër serbit Mitic. Aty isha në top-formë”.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit