Kosova

Driton Isenaj nga Austria fitoi ndaj rusit Artem Karasev

Boksieri shqiptar, Driton Isenaj, 24-vjeçar, i lindur në Vjenё, Austri, fitoi meçin ndaj boksierit rus, Artem Karasev, 31-vjeçar, nё kategorinë gjysmё tё rёndё, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se të shtunёn boksieri profesionist, Driton Isenaj, korri fitore pas 8 rundesh tё luftёs nё kёtё meç ndaj boksierit rus. Ndeshja u zhvillua nё Goldenboy Show nё Lugner City tё Vienёs, nё praninë e shumë shikuesve shqiptarë dhe atyre rus.

https://www.instagram.com/flori.diamonds/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc8bcde5-aa62-43ed-94d7-3892fb20fb48

https://www.instagram.com/p/C2sQHyLKlmv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=401776c9-f59a-4358-b9f2-cf28d9bfe8ed

Bokseri me prejardhje nga Kosova, me babain nga Istogu dhe nёnёn nga Prekazi, triumfoi nё kategorinё gjysmё tё rёndё. Ai deri mё tani ka 6 meçe tё zhvilluara nё karreiren e tij, ndёrsa bokseri rus ka tё zhvilluara 70 meçe gjithsej.

Bokserit Isenaj pas fitores, e cila ёshtё edhe simbolike nё prag tё 16-vjetorit tё pavarёsisё sё Kosovёs, iu dhurua nё ringun e fitorёs medalioni tashmё i njohur me simbolin e shqiptarëve, shqiponja kombёtare, e stolisur me diamente nga brendi shqiptar “FLORI Diamonds”.

Bokseri Isenaj pёrfaqёson brendin shqiptar tё diamanteve “FLORI Diamonds”, i cili ёshtё ambasador i stolive tё kёsaj marke, duke krijuar lidhje mes shqiptarёve kudo nё botё.

Brendi “FLORI Diamonds” dhe bokseri Driton Isenaj do tё udhёtojnё sё bashku nё ringun e boksit, tё fitoreve sportive dhe tё rrёnjёve kombёtare.

Edhe pse nё moshё tё re, Dritoni po ecёn shpejt drejt sukseseve dhe meçeve tё reja nё sportin spektakular, boksin, por ёndёrra e tij mbetet qё ta pёrfaqёsojë Kosovёn sa mё shpejt nё gara ndёrkombёtare.