Lajme
Boksieri Bernardin Jakaj, i gatshëm për meçin e së shtunës në Vjenë
Është quajtur "Dueli i të pamposhturve"! Dy "gladiatorë" hyjnë në ring për të marrë kurorën. Numri 40 në listën botërore, Bernardin Jakaj, do të përballet kundrejt numrit 41 të kësaj liste, Constantino Manga, nga Suedia. Fituesi i kësaj gare do të hyjë në top 20-të boksierët e botës.
Na ndajnë vetëm edhe pak ditë nga një mbrëmje sportive e boksit profesionist që do të zhvillohet të shtunën, më 1 qershor, në Maria Enzersdrof, afër Vjenës. Si çdo herë, eventi organizohet nga ish-boksieri i njohur në Austri, Shpëtim Shala. Në këtë mbrëmje do të zhvillohen 11 duele, ku prej tyre do të paraqiten 6 boksierë shqiptarë, kryesisht që jetojnë në Austri.
“Prej shqiptarëve, Denis Baxhaku nga Austria dhe Denis Gashi, i cili jeton në Gjermani, do të debutojnë në boksin profesionist. Leonard Balaj e zhvillon meçin e dytë në boksin profesionist kundër boshnjakut Senad Karic. Kushtrim Veseli e zhvillon meçin e pestë profesionist kundër boshnjakut Mirnes Denadic. Kampioni i Austrisë në peshën gjysmë të rëndë, Driton Isenaj, i cili deri tani është i pamposhtur në 8 duele, do të ndeshet kundër gjermanit Tom Pahlmann, i cili nga 15 meçe, ka humbur vetëm një herë”, shprehet për albinfo.at organizatori i këtij eventi, Shpëtim Shala.
Megjithatë, ndeshja kryesore e kësaj mbrëmje do të zhvillohet mes boksierit të pamposhtur deri më tash, Bernardin Jakaj, i cili për kundërshtar do të ketë Constantino Manga nga Suedia. Fituesi i këtij dueli do të ngjitet në vendin e 20-të të listës botërore.
“Dueli mes Jakajt dhe Manga do të jetë në fakt “ajka” e mbrëmjes. Jakaj aktualisht është në vendin e 40-të në ranglistën botërore, me 16 fitore dhe pa asnjë humbje, ndërkohë Manga në vendin e 41-të, me 11 fitore dhe po ashtu asnjë humbje. Fituesi i këtij dueli do të rënditet në top 20-shën e botës. Një duel i këtij niveli nuk është zhvilluar në Austri prej shumë vitesh”, potencon Shpëtim Shala.
Një duel tjetër i cili është pritur të ndodh gjatë kësaj mbrëmje ka qenë ai mes boksierit Dielli Vranovci, kampion ndërkombëtar i Austrisë ndaj hungarezit Laszlo Toth, i cili është anuluar për një termin tjetër, për shkak të një dëmtimi në vetull që ka pësuar Dielli Vranovci gjatë ditëve të fundit në ushtrime, përcjell albinfo.at
Interesim për të përcjellë drejtpërdrejt këto duele ka shprehur televizioni publik i Austrisë, ORF Sport.
Në një intervistë për këtë medium, boksieri shqiptar, Jakaj, ka deklaruar se është i gatshëm për këtë përballje dhe ai shpreson se shumë shpejt do të jetë kampion i botës në këtë kategori.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?