Sporte Luftarake
Boksierët kosovarë triumfojnë bindshëm në Zvicër
Boksieri i njohur shqiptar, Labinot Xhoxhaj, i cili jeton në Zvicër, mbrëmë ka mposhtur boksierin serb, Predrag Jevtic. Fitore ka siguruar po ashtu edhe boksieri Edmond Zefi, i cili në ring ka treguar përgatitje të mirë, duke bërë që bindshëm ta mposhtë kundërshtarin, po ashtu serb, Marko Petrovic
Dita e shtunë në Cyhri ishte dita e përballjes së boksierëve së përfaqësueses së boksit mes ekipit të Zvicrës dhe atij të Kosovës. Mbrëmja Internationales Gala Boxmeeting është zhvilluar në “Villa Miami”ne Glattbrugg të Cyrihut. Organizatoret e këtij takimi ishin klubi i boksit “Box Club Glatthof”, të cilët kishin bërë të gjitha përgatitjet për të pritur përfaqësuesit e dy kombëtareve. Organizatorët kishin planifikuar gjithçka që meçet të zhvilloheshin sipas planit të paraparë.
Nën një atmosferë vërtet sportive, mijra bashkatdhetar kanë përkrahur boksierët në ring. Numri i madh i pjesëmarrësve ka bërë që e gjithë salla të frymoj shqip, brohoritjet e pandalshme, këngët ishin vërtet motivuese për boksierët të cilët arritën të korrnin fitore bindëse. Përveç dueleve të boksit olimpik mes dy federatave, në eventin e së shtunës ka pasur edhe meçe të boksit amator dhe atij profesionist.
“Dita e dueleve të mëdha do të përballoj profesionistë të të dyja përfaqësueseve tek të cilët është parë një përgatitje e mirë edhe disiplinë që është për të vlerësuar lart.”, tha Burim Hasaj nga “Box Club Glatthof”. Ai ka treguar që nuk ka qenë edhe lehtë të organizohet një spektakël kaq i madh i boksit, dhe ka falënderuar Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë që ka siguruar me kohë vizat për boksierët kosovarë.
Dueli i boksit këtë herë i ka takuar përfaqësueses së boksit Kosovar. Fitues dolën Shpejtim Bajoku (64 kg.), Patriot Behrami (69 kg.), Besart Pireva (75 kg.), Alban Beqiri (75 kg.), derisa Leutrim Rexhepi (56 kg.), Besfort Merlaku (60 kg.) dhe Erdonis Maliqi (64 kg.) në duele të barabarta edhe pse pësuan humbje boksuan për mrekulli.
Shpetim Bajoku, Patriot Behrami dhe Alban Beqiri mundën boksierët më të mirë të kombëtares së Zvicrs dhe gjatë gjithë raundeve u duartrokitën dhe ngritën në këmbë shikuesit e pranishëm.
Meçi më i mirë i mbrëmjes ishte Patriot Behrami – Ilyas Ivgen dhe Alban Beqiri – Angel – Roque. Drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Selektori Shefki Bogujevci dhe trajnerët Kreshnik Shala dhe Besim Brahimi u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët.
Përveç dueleve të boksit olimpik në mes të kombëtares së Zvicër dhe Kosovës, në këtë mbrëmje janë zhvilluar edhe dy meçe të boksit profesionist. Në ring janë paraqitur Labinot Xhoxhaj i cili ka kryqëzuar dorezat me boksierin serb Predrag Jevtiç dhe Edmond Zefi që për kundërshtar ka patuar po ashtu një serb, Marko Petroviç.
Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi, ka treguar një përgatite të mirë dhe disipline prej sportisti ne ring. Zefi ka arritur të mposht boksierin serb Marko Petrovic. Për Edmond Zefi, ishte ky meçi i tretë në karrierë.
Në duelin kryesor, Labinot Xhoxhaj ka arritur të mposht boksierin serb Predrag Jevtic. Ishte një luftë profesioniste e boksierit me prejardhje nga Kosova. Xhoxhaj ka treguar cilësi të larta në ring. Lufta e tij në ring kundër boksierit serb për të ishte fitorja e 13-dhjet.
Gjocaj: Krenar me ndeshjen e Labinotit dhe Edmondit
Menaxheri i palodhur shqiptar, Muharrem Gjocaj, falënderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti dhe u shpreh i kënaqur me fitoret e arritura.
“Ju jam mirënjohës te gjithë juve qe na mbështetet dhe na përkrahet financiarisht dhe moralisht,përkrahja juaj eshtë një shtytje dhe vullnet shumë i madh për gjithë këta talent te ri. Falënderoj edhe dy bashkpuntoret e mi te ngushtë Burim Hasaj dhe Ramadan Millakun, ku po bëjnë një punë te palodhshme qe këta djem talent te kenë përkrahje dhe mbështetje profesioniste. “, tha Gjocaj.
Ai ka bërë të ditur se janë zhvilluar 7 ndeshje amatore ndërmjet Kosovës e Zvicrës ku si rezultat Kosova avancoj me fitore 8-6.
“Edmond Zefi një djal i talentuar që erdhi nga Çekia për te na treguar talentin dhe vullnetin e ti ndaj boksit. Edmondi boksoi në profesionist kundër serbit Mirko Petrovic ku për 4 runda na tregoj një meq te shkëlqyeshëm dhe një fitore te bindshme. Ai po ec drejt hapave te një kampioni te ardhshëm. Nga ana tjetër, Meçi kryesore i mbrëmjes ndërmjet Labinot Xhoxhaj dhe Predrag Jevtic, ku pas 8 rundave Labinoti triumfon me një fitore të bindshme dhe radhit fitoren e 13-të me radhë. Ai na beri të jemi krenar edhe kësaj radhe’ tha Gjocaj.
Ndryshe, Matchmeker i ndeshjeve profesionale ka qen Avdyl Salihu nga “ArenaRing BoxPromotion”
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha