Lajme
Boeing dhe Porsche bashkëpunojnë për veturën elektrike fluturuese
Gjiganti amerikan për prodhimin e aeroplanëve Boeing dhe prodhuesi i njohur gjerman i veturave sportive, Porsche, kanë njoftuar këtë javë se janë bërë bashkë për të punuar në projektin e një veture elektrike fluturuese
Në njoftimin e dhënë nga kompanitë nuk është dhënë ndonjë hollësi për shumën e parave që do të investohen në këtë projekt apo burimet e tjera që do të përfshihen në të. Nuk janë bërë të ditura as data e planifikuar për daljen në treg dhe as çmimi i mundshëm i kësaj veture.
Sidoqoftë, kompania “Porsche” është pjesë e korporatës “Volkswagen AG”, e cila është prodhuesja më e madhe e veturave në botë. Ky gjigant ka njoftuar se do të investojë shumë në vetura elektrike, duke e premtuar prodhimin e 22 milionë veturave të tilla në dhjetë vjetët e ardhshëm.
“Po i kombinojmë pikat e forta të dy kompanive udhëheqëse botërore për ta shqyrtuar potencialin në një treg thelbësor të së ardhmes”, tha Detlev von Platen, anëtar i bordit të kompanisë “Porsche”, i cili është përgjegjës për shitjet dhe marketingun.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?