Fun

Boeing 787-10 fluturoi për herë të parë

Dreamliner më i madh ka bërë fluturimin e tij inagurues. Në Charleston, Boeing 787-10 ka kryer «shëtitjen» e parë për më shumë se pesë orë.
Menjëherë pas orës 9:30 sipas kohës lokale për herë të parë është ngritur një Boeing 787-10. Makina ishte testuar në Charleston në Karolinën e Jugut, në një mot shumë të mirë në fluturimin e saj të parë. Ajo mbeti 5:38 orë në ajër. “Avioni ka qenë mirë dhe ka fluturuar siç pritej”, ka thanë piloti pasi ka ulur aeroplanin, përcjell albinfo.ch.

787-10 është variant i madh i Dreamliner. Kjo është pak më shumë se 68 metra i gjatë dhe mban 330 pasagjerë. Për shkak se avioni është më i rëndë nga trupi i zgjatur, ai mund të marrë më pak karburant. Për krahasim, Boeing 787-9 mund të fluturojë më shumë se 15.000 kilometra. Aktualisht, ekzistojnë nëntë porosi për 149 aeroplanë të këtij tipi.

Shikoni fluturimin e Boeing 787 -10: