Shqipëria

Boçi: Mësuesit, të përçmuarit e përhershëm të Nikollës

Vendimi i Qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka bërë që deputeti i PD-së, Boçi, të reagojë.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ke reaguar ndaj vendimit të Qerverisë Rama për vaktin normativ, të cilin e ka quajtur një akt turpi.

Boçi ka kritikuar ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka thënë se ka instaluar ndaj mësuesve tri linja sjelljeje të kthyera në norma.

“Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht.

Përgjatë këtyre viteve Ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tri linja sjelljeje të kthyera në norma”, ka shkruar deputeti demokrat në Facebook.