Autotech
BMW tërheq nga tregu 312 mijë vetura
Vitin e kaluar, kompania njoftoi tërheqjen nga tregu të 36.410 makinave për arsye sigurie, por tani thotë se mund të ketë probleme të ngjashme edhe në automjete të tjera
Kompania gjermane e veturave BMW po tërheq nga tregu në Britaninë e Madhe plot 312 mijë automjete, BMW Seria 1, Seria 3, Z4 dhe modelet e saj X1, me naftë dhe benzinë të prodhuara nga marsi i vitit 2007 deri në gusht të 2011-s.
Vitin e kaluar, kompania njoftoi tërheqjen nga tregu të 36.410 makinave për arsye sigurie, por tani thotë se mund të ketë probleme të ngjashme edhe në automjete të tjera, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi gjerman i veturave njoftoi fillimisht për tërheqjen e automjeteve të tij nga tregu në Britaninë e Madhe, pasi Narayan Gurung, që po udhëtonte me bashkëshorten në ditën e Krishtlindjes së vitit 2016, humbi jetën kur “Ford Fiesta” i tyre u përplas me një pemë për të evituar një BMW me defekt, në Guildford, Surrey.
BMW-ja kishte pësuar një defekt elektrik, që kishte bërë që dritat e saj të mos funksiononin, duke bërë që mjeti të mbetej i ndaluar në errësirë në një rrugë kryesore.
Një hetim i autoriteteve doli në përfundimin se defekti mund të përsëritej në një numër më të madh automjetesh.
Sipas një hetimi, kompania kishte marrë ankesa për një problem elektrik që në vitin 2011.
BMW-ja kishte tërhequr nga tregu në SHBA plot 500 mijë vetura në vitin 2013, po ashtu edhe në Australi, Kanada dhe Afrikën e Jugut.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik