Shkurt.ch

BMW që parkohet me një orë të zgjuar

Prodhuesi gjerman BMW në panairin ndërkombëtar të elektronikës (CES) në Las Vegas do të paraqesë një sistem për parkim të largët të makinës pa shofer.

Ashtu si disa prodhues të tjerë, të tilla si “Ford” ose “Volvo”, edhe “BMW” ka  zhvilluar një sistem ku shoferi mund të parkojë makinën në garazh ose në parkim publik pa pasur nevojë të jetë aty.

Sistemi i lejon shoferit për të lënë makinën në hyrje të garazhit dhe aktivizon parkimin, duke përdorur një orë të zgjuar.

Atëherë pronari i automjetit nuk do të duhet të mendojnë për makinën derisa të kthehet për të në garazh, makinën do ta gjejë në një vend të përshtatshëm parkimi.

Gjithashtu, shoferi mund t’i dërgojë udhëzime të tjera makinës në çdo kohë për t‘u parkuar ose për ta pritur në dalje të garazhit.

Ky sistem është ende në fazën e prototipit dhe do t’i paraqitet si model “I3”, ndërsa “BMW” planifikon t’u ofrojë klientëve të gjeneratës së ardhshme të “Serie 7”, e cila do të dalë në treg më 2015.