Integrimi
Blues për vendlindjen dhe për vdekjen e babait
Vetëm tri ditë më parë, krahas tre shkrimtarëve tjerë, Meral Kureyshi qe shpërblyer me çmimin e dytë të konkursit për librin më të mirë të vitit në Zvicër.
Shkrimtarja e re zvicerane me prjeardhje nga Kosova, mbrëmjen e të mërkurës ishte mysafire në Literaturhaus të Cyrihut. Aty, së bashku me shkrimtaren tjetër të re, gjermanen Silvia Overath, ishte protagoniste e një leximi letrar para një publiku të zgjedhur. Dy krijueset e reja në këtë mbrëmje janë prezantuar në cilësinë e autoreve debytuese, të cilat me librat e tyre të parë kanë zgjuar interesim te publiku lexues.
Kureyshi dhe Overath i janë përgjigjur interesimit të dy moderartoreve (Gesa Schneider dhe Isabelle Vonlanthen) lidhur me procesin e krijimit të librave të tyre, lidhur me frymëzimet, idetë dhe jetën e tyre si krijuese të reja.
Ardhja në Zvicër në moshën 9 vjeçare nga Kosova ka qenë një thyerje në jetën e vajzës delikate, siç është traumë për secilin braktisja e vendlindjes, e rrethit shoqëror ku ke jetuar, ka theksuar Kureysh. Por me kalimin e kohës ajo e ka gjetur veten në mesin e ri. Këtë e ka arritur sidomos përmes mësimit të gjuhës gjermane, e cila i është bërë strehë, ose në njëfarë mënyre një atdhe i dytë. Letërsia pastaj i ka kompensuar mungesat e shumëta në jetën e familjes së saj si refugjatë.
“Ne ishim të vetmit në lagje e më gjerë që nuk kishim telefon dhe as automobil”, kujton Meral tek e shpjegon dallimin bazik në mes dhe vendësve dhe familjes së saj refugjate.
Ndërthurja në mes jetës së vërtetë dhe fiksionit, fakti se në romanin e saj shpesh nuk dihet ku përfundon fakticiteti dhe ku fillon fiksioni, sipas moderatoreve, karakterizon veprën e autores nga Prizreni.
Shkapërcimet nëpër kohë, gjegjësisht mosmbajtja e një strukture lineare dhe kronologjke, e bëjnë romanin e saj edhe më të paparashikueshëm. Nuk mungon aty as humori dhe fryma poetike, që u pa edhe gjatë leximit që Meral u bëri disa fragmenteve nga libiri i saj.
Jeta në mes dy botëve – nga njëra anë Prizreni i fëmijërisë së saj të hershme dhe nga ana tjetër Berna, ku ajo ka ardhur të jetojë pa dashjen e saj, është leitmotivi që vijëzohet nëpër gjithë romanin e saj. Po kaq e gjithëpranishme në roman është edhe figura e babait, gjegjësisht trauma që ka shkaktuar te vajza (realja po dhe te ajo imagjinarja, në roman) vdekja e hershme e tij.
Meral në shpjegimet e saj të kërkuara nga moderatoret, e ka cilësuar romanin e saj në një mënyrë edhe si krijim i ndërtuar mbi lidhjen në mes të babait dhe të bijës.
Krejtësisht ndryshe paraqitet gjendja te shkrimtarja Overath. Ajo, në romanin e saj “Robe schwimmt rükwärts” (Foka noton së mbrapthi) e ka gjithçka të llogaritur deri në hollësi sa i takon paraqitjes kronologjike të rrjedhës së ngjarjeve. Overath është edhe skenariste për çka ka mbaruar shkollimin përkatës dhe kjo paqyrohet edhe në shkrimin e romanit të saj.
Të dy autoret, në përmbyllje të debabtit kanë qenë në dispozicion te lexuese duke ua nënshkruar librat e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve