Shkurt.ch

Blocher mund të paditet

Kështu kanë vendosur komisionet kompetente të të dy dhomave të Parlamentit Zviceran

Kushtet për të ngritur një procedurë penale në lidhje me “Aferën Hildebrand” kundër deputetit nacional nga SVP-UDC-ja, Christoph Blocher, janë të plotësuara.

Blocher nuk gëzon imunitet parlamentar për kohën para se të jepte betimin si deputet. Se është kështu, kanë vendosur komisionet kompetente të të dy dhomave të Parlamentit Zviceran.

“Afera Hildebrand” ka shpërthyer vitin e kaluar, kur një informaticient nga banka private Sarasin i kishte dërguar Blocherit, përmes një avokati, funksionar lokal i SVP-UDC-së, të dhëna për të diskredituar ish kryetarin e Bankës Nacionale të Zvicrës Philipp Hildebrand. Kjo kishte ndodhur dy ditë para se Blocher të jepte betimin si deputet.

Por, Blocher ngre akuza për një linçim politik që sipas tij, po i bëhet.

Në fillim të vitit 2012 Hildebrand qe detyruar të jepte dorëheqje nga posti.