Shkurt.ch

Blocher krahason veten me viktikmat e nazizmit!

Ai ka thënë se është në gjendje të ngjashme me atë ku kanë qenë hebrenjtë në kohën e Rajhut të Tretë

Deputeti nacional i SVP-UDC-së, njeriu më i rëndësishëm nga prapavija, i kësaj partie, Christoph Blocher është gjendur këto ditë në fokus të medieve për një deklaratë të pamatur dhe provokative.

Në televizionin e tij provat “TeleBlocher”, njeriu i ideve i SVP-së ka thënë se ai vetë dhe partia e tij është në gjendje të ngjashme me atë ku kanë qenë hebrenjtë në kohën e Rajhut të Tretë.

Sipas tij, ngjashëm me apelet që bënin nazistët për të mos blerë në shitoret e hebrenjve por veprohet tash ndaj tij.

Kjo deklaratë, të paktën e pashije, ka ngjallur reagime në opinion. Kështu shkrimtari zviceran me përkatësi hebrenje, Charles Lewinsky e ka quajtur “krahasim të marrë” atë që ka bërë Blocher. Kjo deklaratë nuk e tronditë atë vetëm si hebre por edhe si zviceran.

Politologu Philipp Sarasin e quan të pahijshme deklaratën e Blocherit, me çka ai ka relativizuar politikën e nazizmit.

Madje edhe botuesi i javore “Weltwoche”, Roger Köppel, i njohur për afërsinë e ideve me SVP-UDC-në, e ka quajtur provokative këtë deklaratë.