Shkurt.ch

Blocher kandidohet për Parlamentin Nacional

Ndër të paktët brenda partisë së tij që e kundërshtuan kandidimin e Blocherit ishte dhëndri i tij, Roberto Martullo

 

Ish anëtari i Qeverisë Federale dhe lideri ideor i SVP-së, Christoph Blocher kandidohet nga partia e tij në Cyrih për të dy dhomat e parlamentit Nacional të Zvicrës.

 

Kandidimi i tij për dhomën e kantoneve ishte më shumë akt formal, shkruan drs.ch për shkakun se nga 334 delegatët e partisë së tij vetëm njëri ishte kundër dhe një tjetër abstenoi.

 

Ndërsa, sa i përket kandidimit të tij për Dhomën Nacionale, ndaj Blocherit u shprehën më shumë rezerva. megjithatë, 301 vota ishin pro dhe 19 kundër kandidimit të tij. Më i zëshmi ndër ata që e kundërshtuan ishte dhëndri i tij (bashkëshorti i të bijës) Roberto Martullo.