Shkurt.ch

Blocher ankohet për bastisjet

Gjykata e Lartë e Cyrihut ka konfirmuar se e ka marrë në dorëzim ankesën e Blocherit

Gjykata e Lartë e Cyrihut duhet të sqarojë nëse bastisja që i është bërë javën e kaluar deputetit Christoph Blocher ishte në përputhje me ligjin ose jo.

Gazeta “NZZ” në numrin saj të sotëm ka publikuar lajmin se Blocher ka iniciuar një ankesën Gjykatën e Lartë lidhur me rastin. Gjykata e përmendur ka konfirmuar se e ka marrë në dorëzim ankesën në fjalë.

Kontesti ka të bëjë, veç tjerash me atë nëse për bastisjet e bëra në selinë e firmës së Blocherit në Männedorf dhe në shtëpinë e tij në Herrliberg, është dashur të kërkohet leja nga kryetari i Parlamentit Nacional ose jo. Hansjörg Walter, kryetar i parlamentit (që sikurse Blocher, vjen nga partia SVP-UDC) ka shprehur po ashtu shqetësimin e tij për bastisjet e paautorizuara nga ai.

Pikë tjetër e kontestit është imuniteti i Blocherit si deputet, për të cilin do të duhej të vendosë komisioni përkatës i Parlamentit Nacional.

Bastisjet qenë bërë në kuadër të dyshimeve për implikimin e Blocherit në aferën Hildebrand.