Zhvillim
‘Bllokohet’ Mali i Zi, nga sot masa të reja anti-Covid
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i Zi ka ndërmarrë masa të reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve.
“Duke nisur nga data 10 mars, do të ndalohet lëvizja jashtë dhe përmes komunave Podgoricë, Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Nikshiq, Pluzine, Tivar, Kotor dhe Pljevlja. Ndërkohë qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ në kufi, gjatë lëvizjeve tranzit nëpër territoret respektive. Këto masa vlejnë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë shqiptare.
Mali i Zi është shteti më i prekur nga Covid dhe për këtë ka marrë vendim për mbylljen e lëvizjes ndër qytete. Për shkak të numrit të lartë infeksioneve qeveria e Malit të Zi ka kërkuar ndihmën e NATO dhe të BE.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?