Bota
Bllokohet aeroporti i Mynihut, një person futet në pistën e aeroplanëve
Lajmin për mbylljen e përkohshme të aeroportit e konfirmoi edhe kompania kryesore që operon në këtë aeroport, Lufthansa. “Terminali i dytë dhe zonat B e C të terminalit të parë tash për tash janë të mbyllura. Posa të marrim informata të tjera, do të ju informojmë”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie ajrore
Zyrtarët e aeroportit shkruan në Twitter: “Sipas të dhënave që kemi tash për tash, një person ka hyrë në zonën e pastrimit në terminalin e dytë përmes daljes emergjente. Si rezultat i kësaj, policia i ka ndërmarrë veprimet e duhura”.
Lajmin për mbylljen e përkohshme të aeroportit e konfirmoi edhe kompania kryesore që operon në këtë aeroport, Lufthansa. “Terminali i dytë dhe zonat B e C të terminalit të parë tash për tash janë të mbyllura. Posa të marrim informata të tjera, do t’ ju informojmë”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie ajrore.
Aeroporti i Mynihut është i tetë në Evropë sa i përket numrit të fluturimeve. Nëpër të për një ditë kalojnë mesatarisht rreth 130 mijë udhëtarë.
Udhëtarët që ishin duke pritur në aeroport u ankuan në rrjetet sociale për vonesën e madhe të fluturimeve të tyre. “A mund t’i informojë dikush njerëzit që po presin për kontroll të pasaportave që nga ora tetë e mëngjesit”, shkroi një udhëtar.
Lufthansa tashmë i ka anuluar dhjetëra fluturime, ndërsa arritjet janë duke u vonuar. Ndonëse aeroplanët po lëshohen në aeroport, pista është duke u mbushur dhe ndryshimet e lokacioneve mund të fillojnë së shpejti, shkruan “Independent”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë