Lajme
Bllokimi i eksportit të vajit të palmës, pasojat që do t’i sjellë ekonomisë
Pasojat e pushtimit rus të Ukrainës janë të shumta, si humanitare dhe shëndetësore për protagonistët e konfliktit, por edhe ushqimore dhe ekonomike për pjesën tjetër të botës, e cila duhet të përballet me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndalimin e eksporteve nga vendet e tjera. Përveç listës së gjatë të atyre që kanë vendosur të bllokojnë eksportet e produkteve të tyre, tani vjen edhe Indonezia. Me vendim të presidentit Joko Widodo, nga 28 prilli ndalohet eksporti i vajit të palmës, vajit vegjetal më të përdorur në botë.
Pse ky vendim dhe cilat do të jenë pasojat për vendet e tjera?
Arsyeja e zgjedhjes së Widodo është e thjeshtë; të garantojë furnizimin me vaj palme për qytetarët e vendit të tij.
“Ne e dimë se në afat të mesëm dhe afatgjatë, kjo embargo nuk është e mirë. Megjithatë në afat të shkurtër ne nuk mund të përballojmë eksportin e produkteve që i nevojiten popullit tonë”, shpjegon Mulyani Indrawati, ministër i Financave indoneziane.
Rritja e kërkesës për vaj palme është për shkak të një reaksioni zinxhir të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë dhe si pasojë e bllokimit të eksporteve të vajit të lulediellit, për të cilin vendi i Zelensky-t është eksportuesi i parë në botë. Për të kompensuar këtë mungesë, e cila në mars të vitit 2022 bëri që çmimet e vajit të lulediellit të rriten me + 73% krahasuar me shtatorin 2021, prodhuesit iu drejtuan vajrave të tjerë bimorë, përfshirë vajin e palmës, çmimet e të cilëve janë rritur gjithashtu. Widodo më pas vendosi të garantojë furnizimet e brendshme (indonezianët përdorin vaj palme për gatim) në përpjekje për të stabilizuar çmimin dhe tha se nuk do të heqë embargon derisa furnizimet të jenë të shumta dhe të lira, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ne nuk e përdorim vajin e palmës për gatim, por e gjejmë në shumë produkte të ambalazhuara si biskota, patatina, ushqim për qentë, por edhe kozmetikë dhe shampo flokësh. Prandaj, për Perëndimin, kjo embargo e shumëfishtë ushqimore do të çojë në një rritje të mëtejshme të çmimeve të disa produkteve. Sipas Bankës Botërore në mars 2022, çmimet globale të ushqimeve shënuan + 37% në krahasim me vitin e kaluar, një lajm i keq ky, veçanërisht për më të varfrit në botë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind