CH-Ballkani
“Bllokimi” francez mund të rrezikojë marrëveshjen Shkup/Athinë
BE kërkon fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në fillim të 2019 dhe kjo lidhet kryesisht me frikën nga zgjedhjet e përgjithsme europiane në pranverë të vitit të ardhshëm, shkruajnë një sërë mediash perëndimore.
“BE kërkon të fillojë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm,” shkruan orf.at. Mbi të gjitha tepër hezitues janë Franca dhe Hollanda të cilat kërkojnë më shumë përpjekje nga të dyja vendet në luftën kundër korrupcionit dhe krimit. Gjithashtu Franca ka frikën e zgjedhjeve të përgjithshme europiane në maj 2019 ku popullistët e djathtë mund të fitonin zgjedhjet.
Ekspertët alarmojnë për situatën
Në lidhje me hezitimin francez, ka folur edhe profesori universitar Florian Bieber për “Der Standard”.
“Kjo do të thotë vdekje për marrëveshjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, të përpunuar aq gjatë,” thotë eksperti Bieber nga Universiteti i Gracit. “Kjo pasi Maqedonia në shtator ka një referendum dhe në rast se ngecin negociatat, atëherë është vështirë të dalë rezultati pozitiv kur kjo nuk shpërblehet nga BE.”
Gjithashtu opozita maqedonase, por edhe ajo greke do e shfrytëzonin rastin për të mbledhur pikë politike.
“Franca do kthehej në një Greqi të re për Maqedoninë,” vijon më tej eksperti, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm mendon edhe eksperti i Europës juglindore, Tobias Flessenkemper nga instituti Cife në Nizza: “Këshilli i BE duhet t’u jap dinjitet vendeve të cilave i kanë kryer detyrat e dhëna nga vetë ajo. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë dëmtohet besimi i politikës së saj.”
Në rast se këtë jave nuk ka sinjale për përpjekje të vlefshme, atëherë shkatërrohet procesi i zgjerimit, tha në fund Flessenkemper për “Der Standard”.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë