Shqipëria
‘Blindohet’ Tirana, samiti dhe vizita e Zelensky-t
Drejtori për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi, në një konferencë për media ka zbuluar detaje nga plani i masave që do të ndërmerren për sigurimin e rendit të aktiviteteve që do të mbahen dy ditët në vijim, dy samite dhe vizita e presidentit ukrainas, Volodymir Zelensky, përcjell albinfo.ch.
Ai ka zbuluar se pjesë e masave do të jetë bllokimi i disa rrugëve.
“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën, ka hartuar një plan për sigurimin e rendit para dhe gjatë këtij samiti. Janë marrë masa për menaxhimin e trafikut, do të ketë bllokim të shkurtër”, tha Jaupi. Ai ka zbuluar se do të ketë një bashkërendim me Ambasadën e Ukrainës si dhe parashikohen edhe forca të presidentit Zelensky.
Kjo është vizita e parë e kreut të shtetit ukrainas në vendin tonë. Presidenti Zelensky në prag të mbërritjes ka falënderuar dhe vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj vendit të tij. Ndërkohë që një ditë më pas, së bashku me kryeministrin Edi Rama do të drejtojnë Samitin e rëndësishëm. Pjesë e Samitit mësohet se do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheliy, si dhe liderë nga vende të ndryshme. Pak ditë më parë, në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte”, kryeministri Rama tha se presidenti Zelensky është bashkorganizator i Samitit Ukrainë-Europa Juglindore, i cili ka një rëndësi të veçantë.
Gjatë dy vjetëve si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka mbajtur një pozicion të qartë në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus. Ndërkohë më 29 shkurt, po në Tiranë do të zhvillohet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës. Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë krerë shtetesh dhe të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Plani i Komisionit Evropian për Rritje dhe Kovergjencë përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi. Qëllimi i këtij plani është sigurimi i përfitimeve të mëdha për vendet e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Plani i Rritjes dhe Konvergjencës synon nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës ekonomike dhe shoqërore mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Për të garantuar sigurinë e samitieve që do të zhvillohen përgjatë dy ditëve, Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese po hartojnë planin e masave të sigurisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës