Futboll

“Blick” prezanton të dashurat e lojtarëve të kombëtares helvete, mes tyre edhe të Xhakës dhe Behramit

Në 17 qershor në qytetin rus Rostov do fillojë ndeshja mes Zvicrës dhe Brazilit, ku përveç spektaklit të futbollit do kemi edhe konkurrencë mes bukurosheve të dyja kombeve, shkruan “Blick”.

Me gjasë, Naomi, e dashura e sulmuesit të Schalke, Breel Embolo, nuk do fluturojë drejt Rusisë, për shkak se është shtatzane. Një dashuri e re është edhe mes sportistëve mjaft të njohur helvet: Valon Behramit dhe mbretëreshës së skijimit Lara Gut. Pavarësisht se Lara Gut ka stërvitje me kombëtaren helve të sikijimit, ajo me siguri do gjejë kohë për një udhëtim të shkurtër në Rusi.

Leonita
Nicole

Me Ramona Elsener, do kemi një sportiste tjetër dimërore. Bjondina tërheqëse është e dashura e mbrojtësit Fabian Schär. Në stadion do jetë edhe bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita, si dhe Nicole e mbrojtësit të Milanit, Ricardo Rodriguez. Më tej, media bulevardeske “Blick” përmend edhe të dashurat e Remo Freulers dhe Manuel Akanjis që janë Kristina dha Melanie respektivisht. Amina, gruaja e Haris Seferovic kishte rezervuar një dhomë hoteli gjatë KE në Francë.

Seferovic me te dashuren
Ramona Elsener

Trajneri Vladimir Petkovic ka rregulla strikte, pasi në çdo rast futbolli ka përparësi. Vetëm pas ndeshjes, lojtarët e sipërpërmendur mund të qetësohen disa orë në krahët e të dashurave të tyre.

Manuela
Zuber me te dashuren
Lara Gut menjeherë ju bashkangjitet grupit të dashurave të djemve të kombëtares helvete