Lajme
Ilira Gashi, ylli zviceran me mbi 50 milionë klikime në YouTube
Gazeta e njohur Blick ka shkruar një artikull për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Ilira Gashi. Artikulli fillon se vështirë të ketë ndonjë këngëtar në Zvicër më të suksesshëm ndërkombëtarisht sesa Ilira Gashi (25), shkruan të dielën gazeta Blick, teksa ka përgatitur një rrëfim për tatuazhet e saja, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këngët e kësaj këngëtareje të njohur të muzikës pop nga Berni, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Shqipëria dhe Kosova, janë klikuar mbi 50 milionë herë në YouTube, transmeton kultplus.
Ajo me këngën “Fading” ishte në krye të top-listave gjermane për javë të tëra. Pas Tina Turnerit (80), Ilira është këngëtarja më e njohur zvicerane në “Spotify”.
Por, si shkruan Blick, Ilira është edhe adhuruese e madhe e tatuazheve.
“Ata janë simbole të identitetit tim krijues”, shpjegon ajo. “Një identitet i formësuar nga gratë e forta”.
Këngëtarja shqiptare, Ilira Gashi, është këngëtarja më e dëgjuar në platformën e muzikës Spotify.
Ajo është këngëtare dhe kantautore shqiptare, e cila ka lindur dhe është rritur në Brienz, Zvicër. Aktualisht ajo jeton në Berlin, Gjermani. Në gusht të vitit 2018 nënshkroi me Four Music dhe publikoi single-in e saj të parë “Whisper My Name”. Këngët e saj janë klikuar mbi 50 milionë herë vetëm në YouTube.
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?