Kosova

Blick: Admir Mehmedi nga Zvicra, drejt klubit shqiptar si drejtor sportiv

Mehmedi nga pozita si drejtor sportiv i FC Shaffhausen në ligën e Zvicrës tani është emëruar edhe si drejtor i ri sportiv i Shkëndijës.

Admir Mehmedi, 33-vjeçar, më herët ishte drejtor sportiv i FC Shaffhausen, në ligën e dytë të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Ai si futbollist ka një karrier të pasur sportive si lojtar, duke luajtur për klube të njohura europiane dhe kombëtaren e Zvicrës.

Shkëndija përjetoi një eliminim të pakëndshëm në turin e parë kualifikues nga Liga e Konferencës. Kjo bëri që të ndizet alarmi në klubin tetovar, i cili investon mjete të konsiderueshme financiare, por rezultatet nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Informacion interesant vjen nga Zvicra, publikuar në “Blik”. Lojtari legjendar i Kombëtares së Zvicrës, Admir Mehmedi, i lindur në Gostivar, merr mision nga drejtuesit e Shkëndijës për të qenë drejtor i ri sportiv.

Ai duhet të transformojë tërësisht ekipin, por edhe vendosjen e të gjithë klubit sipas terkës europiane, duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe. Në karrierën e tij, ai ka qenë pjesë e Bayer Leverkusen, Freiburg dhe Wolfsburg në Bundesligë, si dhe ka luajtur edhe për Dynamo Kyiv dhe Cyrih.

Pas përfundimit të karrierës aktive futbollistike vitin e kaluar, Admir Mehmedi punoi si drejtor sportiv i klubit zviceran Schachhausen. Pritet që shumë shpejt të transferohet në Tetovë dhe do të fillojë punën te Shkëndija.