Kuriozitete
Bletët si njerëzit
Bletët janë sikur njerëzit.
Shkencëtarët në Australi kanë gjetur se disa bletë kanë preferencë të fluturojnë në krahun e djathtë apo të majtë kur përballen me një pengesë në rrugën e tyre.
“Ne besojmë se kjo veçanti u ndihmon atyre të kenë efikasitet më të mirë në fluturim”, ka thënë Mandyam Srinivasan, një nga autorët e studimit, shkruan “PLOS One”, transmeton Albinfo.ch.
Hulumtuesit kanë monitoruar 102 rrugë për të mësuar më mirë zgjedhjet e tyre të fluturimit dhe sjelljet. Ata i ngjyrosën krahët e tyre me ngjyrë dalluese nga njëra-tjetra për t’i dalluar më lehtë.
Në studim, shkencëtarët detyruan bletët të fluturojnë në një tunel të gjatë 47-inç, ndërsa në mes patën dy materiale që u pengonin në ecje atyre.
Sipas hulumtuesve, 80 për qind e bletëve kaluan nëpër vrimën e madhe që ishte në qendër, sa i përket pengesës së parë. Ndërsa në pengesën e dytë ishin dy vrima me madhësi të njëjta, 55 për qind e bletëve nuk treguan preferencë për cilën anë të shkojnë, ndërsa 45 për qindëshi tjetër u ndanë – gjysma që donte të shkonte djathtas dhe gjysma që preferonte anën e majtë.
Kjo u vërejt duke parë shpejtësinë me të cilën ato kaluan pengesë. Sipas hulumtuesve, bletët që donin vetëm krahun e majtë u vonuan më gjatë për të arritur vrimën që ishte në anën e majtë, ndërsa e njëjta vlente edhe për bletët që preferojnë fluturimin në krah të djathtë.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih