CH-Ballkani
Blerta Zeqiri, me Masterclass në Festivalin Zviceran të Filmit për të Rinj
Më 17 mars do të zhvillohet një Masterclass me regjisoren e njohur nga Kosova, Blerta Zeqiri. Ajo do të flasë në lidhje me krijimtarinë e filmit në Kosovë por edhe rreth rolit të saj si grua në biznesin e filmit
12 të rinj nga Zvicra, Kosova dhe Bosnja vitin e kaluar kanë absolvuar një punëtori (workshop) të filmit dokumentar, në kuadrin e festivalit të filmit “Dokufest” në Prizren. Projekti ishte iniciuar nga festivali zviceran i filmit për të rinj “Jugendfilmtage”, në bashkëveprim mme Dokufestin dhe festivalin “Pravo Ljudski” të Sarajevës, shkruan albinfo.ch.
Filmat e shkurtër që kanë rezultuar nga kjo, do të kenë premierën e tyre botërore në “Jugendfilmtage”, gjegjësisht në Kino Xenix të Cyrihut, më 16.3.2019, me fillim nga ora 18.00.
Programi do të pasohet nga një tryezë debati që do të zhvillohet në mes të të rinjve, udhëheqëses së projektit dhe Viviene Kuster nga Tsüri.ch. Për të qenë pjesë e festivalit, nga Kosova do të vijë Redon Kikaj ndërdsa nga Bosnja, Eldar Bektic, shkruan albinfo.ch. Po ashtu e pranishme do të jetë edhe Alba Qakalli nga ekipi i Dokufestit.
Krahas gjithë kësaj, më 17 mars do të zhvillohet një Masterclass me regjisoren e njohur nga Kosova, Blerta Zeqiri. Ajo do të flasë në lidhje me krijimtarinë e filmit në Kosovë por edhe rreth rolit të saj si grua në biznesin e filmit.
Aktiviteti zhvillohet në Kino Xenix të Cyrihut, me fillim në orën 14 e 30.
Blerta Zeqiri vjen në Cyrih pasi që projekti BorderPass i mundëson mbajtjen e një Masterclass-i për çdo vit një regjisori-je nga vendi mikpritës në vitin pararendës. Dhe, në vitin 2018, nikoqire e projektit ka qenë Kosova.
Blerta Zeqiri, e lindur në vitin 1979 është një regjisore nga Kosova, e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Filmi i saj aktual “Martesa” (The Marriage) është nominuar nga Kosova për çmimin Oscar në kategorinë e filmave në gjuhë të huaja.
Rreth 50 për qind të filmave në Kosovë realizohen nga krijueset filmore (femrat). Megjithatë gratë në lëmin e filmit në Kosovë përballen me pengesa të reja. Blerta Zeqiri flet me këtë rast mbi përvojat e saj si grua regjisore në një shoqëri patriarkale konservative, shkruan albinfo.ch. Përmes shembukve filmikë nga krijimtaria e saj personale ajo tregon se si, përkundër mungesës në industrinë komerciale të filmit, ka gjetur zërin dhe vendin e saj në krijimtarinë e pavarur filmike.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Mars 2019
- Ora14:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit9 Mars 2019 - 17:00
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?