Integrimi
Blerta Berisha, kosovarja e suksesshme në universitetet e Europës
Studimet master, Blerta Berisha i ka përfunduar në Universitetin e Maceratës në Itali, ndërsa tani po bën specializimin e masterit në Gjenevë. 24 vjeçarja ka fituar edhe dy çmime në mesin e mijëra studentëve
Blerta Berisha, me prejardhje nga Kosova, tashmë studion në Gjenevë. Studimet Master i ka përfunduar në Universitetin e Maceratës në Itali, pasi fitoi bursë të plotë. Gjatë studimeve u angazhua edhe në organizatën X-Culture në Nju-Jork. Ajo ndoqi edhe studime verore në Universitetin e Oksfordit dhe në Trinity Washington, shkruan albinfo.ch.
24-vjeçarja ka fituar edhe dy çmime në mesin e mijëra studentëve. Por rrugëtimi i saj nisi në Universitetin e Prishtinës, në kryeqytetin e zhurmshëm të Kosovës…
Nga Universiteti i Prishtinës, në Macerata të Italisë
Një rast familjar u bë shkak që Blerta të udhëtojë për në Cyrih. Por qëndrimi dy javor në qytetin zviceran, ia ndryshoi jetën. Pikërisht aty i erdhi ideja për të studiuar jashtë vendit, dhe pasi u kthye në Kosovë, filloi të interesohej për universitetet e huaja. Ajo aplikoi për bursë në tri universitete, në Zvicër, në Itali dhe në Francë. Dhe shteti italian nuk i vonoi shumë përgjigjen, por i ofroi bursë të plotë në Universitetin e Maceratës, ku studioi në drejtimin “International economics”. Blerta po ashtu fitoi bursë në Francë (half scholarship), por në kohën kur mori pergjigjje, Blerta kishte filluar me master në Itali.
“Bursa që kam fituar është nga universiteti në Itali, bursa ka qenë e plotë, pra isha bursiste për dy vite të studimeve. Studimet master i kam përfunduar në prill të vitit 2018, dhe kjo ka qenë një ëndërr që më është bërë realitet”. Ndërsa ajo që e ka përmbushur edhe më shumë këtë ëndërr, ka qenë mënyra se si më kanë pritur, më kanë dhënë përparësi, edhe pse kam qenë nga Kosova”, tregon Blerta në një intervistë për albinfo.ch.
Gjatë këtyre viteve, Blerta e përfaqësoi universitetin italian në shtete të ndryshme të Europës si ambasadore e uiversitetit.
Studimet në Zvicër dhe synimi për t’u bërë profesoreshë
Ndërkohë që po studionte në Itali, asaj i erdhi përgjigje pozitive edhe nga Universiteti i Cyrihut në Zvicër, ku ishte pranuar për të kryer studimet master. Meqë ishte duke i kryer këto studime në Itali, ajo kërkoi specializim të masterit, që dhe iu pranua. Por meqë Universiteti i Cyrihut nuk ofronte specializim në gjuhë të tjera pos gjermanishtes, në fushën që Blerta ishte e interesuar, atë e orientuan në Gjenevë, ku fitoi bursë që të studionte në dy universitete, atë të Gjenevës dhe në Uashington, ku tashmë po bën specializimin e masterit në drejtimin Menaxhment dhe Teknologji dhe EMBA pasi studimet janë të dyfishta (dual degree).
“Aktualisht jam duke e bërë specializimin e masterit në Gjenevë. Po ashtu, jam hulumtuese në OKB, pra jam angazhuar në mënyrë vullnetare, se kam pasur dëshirë, ngase synimi im kryesor është të bëhem profesoreshë, e kam pasur ëndërr që kur kam qenë fëmijë dhe jam rrugës për ta realizuar”, ka treguar Blerta për albinfo.ch.
Pavarësisht se thotë që Kosova nuk po u ofron të rinjve shumë mundësi, ajo nuk e mohon mundësinë e kthimit në atdhe, pasi ta ketë jetësuar synimin për t’u bërë profesoreshë dhe të përvetësojë eksperiencën. Por deri atëherë, ajo do ta vazhdojë shkollimin në Europë. “Ndoshta deri sa ta kryej doktoraturën, Kosova do të zhvillohet edhe më shumë, do të na hapë më shumë dyer dhe do të vlerësojë studentët që kanë studiuar jashtë”, thotë Blerta.
Angazhimi në organizata ndërkombëtare
Studimet nuk e ndalën Blertën të merrej me aktivitete tjera. Ajo është angazhuar edhe në organizatën X-Culture me bazë në Nju Jork. Në këtë organizatë ajo hyri si studente, por tashmë është trajnere dhe hulmtuese, si dhe ndihmon studentët e rinj. Madje, ajo ka fituar edhe dy çmime në mesin e mijëra studetëve të botës: “Best Research Paper” dhe “Best Webinar”.
“Tash jam si kryetrajnere, i ndihmoj studentët tjerë se si të arrijnë ta realizojnë një plan biznesor më të suksesshëm, po ashtu i motivoj që të ndjekin ëndrrat e tyre, pra i motivoj të rinjtë, edhe nëse nuk janë të Kosovës, sepse nuk është vetëm Kosova që ka ngecje në lëminë e ekonomisë, ka edhe vende tjera që nuk kanë ndoshta edukim të mirëfilltë dhe ata studentë kanë nevojë për mbështetje”, thotë ajo.
Blerta është edhe ambasadore e organizatës X-Culture në “Global Symposium”, që mbahet cdo vit në shtete të ndryshme.
Blerta ka edhe një mesazh për të rinjtë e Kosovës: “Besoni në vete dhe punoni fort për t’i realizuar ëndrrat tuaja, pa marrë parasyshë pengesat që ballafaqoheni. Normalisht, secila rrugë ka sfida, por të gjitha këto tejkalohen kur ke një vullnet të madh në vete”, thotë Blerta përmes albinfo.ch.
Pas specializimit të masterit, Blerta nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Ajo tashmë ka aplikuar për doktoraturë në dy universitete, dhe pritet të marrë përgjigje kah fundi i korrikut.
Hulumtuese vullnetare për OKB-në
“Aktualisht jam duke e bërë specializimin e Masterit në Gjenevë. Po ashtu, jam hulumtuese në OKB, pra jam angazhuar në mënyrë vullnetare, se kam pasur dëshirë, ngase synimi im kryesor është të bëhem profesoreshë, e kam pasur ëndërr që kur kam qenë fëmijë dhe jam rrugës për ta realizuar”, ka treguar Blerta për albinfo.ch.
Jo vetëm studime
Studimet nuk e ndalën Blertën të merrej me aktivitete t; tjera. Ajo është angazhuar edhe në organizatën X-Culture me bazë në Nju-Jork. Në këtë organizatë ajo hyri si studente, por tashmë është trajnere dhe hulmtuese, si dhe ndihmon studentët e rinj. Madje, ajo ka fituar edhe dy çmime në mesin e mijëra studetëve të botës: “Best Research Paper” dhe “Best Webinar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje