Shkurt.ch
Blerta 22 vjeçare, viktimë e letrës bombë në Olten
Blerta L., 23 vjeç janë inicialet e sekretareshës, që kishte hapur letrën bombë, me ç‘rast kishte pësuar nga shpërthimi, njofton gazeta zvicerane „Blick“.
Nëse i referohemi inicialeve të publikuara nga „Blick“, atëherë rezulton të ketë qenë viktimë shqiptarja në Olten, në sulmin e djeshëm që ndodhi në zyrat e « Swissnuclear » në Olten të Zvicrës.
Blerta ka marrë plagë në duarë, krahë, në gjoks dhe ftyrë, njofton Blick, duke iu referuar autoriteteve policore në kantonin e Solloturnit. Viktima ishte pranuar në spital dhe mënjeherë ishte operuar. Zyrtarët kanë mohuar se ajo është në rrezik për jetën. Sipas tyre ajo do të qëndrojë edhe disa ditë në spital.
Punëtorja e dytë që është raportuar të ketë qenë afër në momentin e shpërthimit ka të dëmtuar të dëgjuarit, njofton Blick.
Të enjten në mëngjes, një letër e kurdisur ka lënduar dy punëtorë në zyrat e “Swissnuclear “ në Olten të Zvicrës
Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të një ndërtese administrative në Olten. Gjatë hapjes së një letre të trashë nga një punonjës, ky i fundit është lënduar lehtë, si dhe kolegu i tij që gjendej afër.
Caku i sulmit të atentatit nëpërmjet një letre të kurdisur ka qenë « Swissnuclear », seksion i specializuar në energjinë nukleare i organizatës « Swisselectric ».Sot autoritete zvicerane kanë thënë se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë përsipër grupi i njohur anarkist “Fai”.
Sipas tyre sulmi nuk ka qenë i rastësishëm. Letra bombë ka qenë e shkruar në italisht. Carlo Bulletti, Kryeprokurori Federal i Zvicrës, nuk e përjashton mundësinë që në ketë sulm të jenë të involuar edhe anarkistë nga Zvicra. Paketa bombë ka ardhur nga Italia, tha Bulleti.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha