Shkurt.ch
Blero sonte në „Rinora 4“
Blero sonte në „Rinora 4“, promovon klipin më të ri „Rock City“
Këngëtari i njohur kosovar, Blero ka realizuar një këngë të re në bashkëpunim me grupin “Freax” nga Zvicra, të cilën e ka titulluar “Rock City”. Xhirimet e kësaj kënge kanë përfunduar dhe videoklipi do të promovohet sonte më 12 shkurt në Zvicër.
“Kam përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës ‘Rock City’. Kjo këngë është në bashkëpunim mes meje dhe dy reperëve nga Zvicra, ‘Freax’. Kënga është shumë e mirë, me një tekst shumë të veçantë”, ¨ka pohuar Blero për mediat në Prishtinë.
“Video-klipi është realizuar nga produksioni ‘Asha’ dhe ka dalë një klip shumë interesant“, ka thënë Blero. Klipi do të promovohet sonte më 12 shkurt në diskotekën „Rinora 4“ në Zvicër, ndërsa me 13 shkurt do të nis transmetimi nëpër televizionet kosovare.
Njoftimi për promovim të klipit të Bleros me „Ferax“, është konfimruar edhe në portalin e dikotekës „Rinora 4“, në Rümlang afër Zürichit. Këngetari Blerim Muharremi, i njohur si Blero është rritur në Suedi ndërsa tash jeton në Prishtinë. Muzika e tij definohet si R&B dhe Pop.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha