Kosova

Bleranda Musa certifikohet nga “Meta”

Ekspertja shqiptare nga Kosova për rrjetet sociale është certifikuar nga Meta

Bleranda Musa, ekspertja e njohur shqiptare për Instagram dhe Facebook, është certifikuar nga gjigandi global i teknologjisë Meta, kompania që përfshin Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger, shkruan albinfo.ch.

Ajo përfundoi me sukses 6 programe të Meta-s, që nga janari deri në nëntor të këtij viti, duke përfshirë:

Strategji Efektive për Marketingun Online

Menaxhimi i fushatave dixhitale

Branding dhe strategjitë kreative për rritje

Reklamimi i Avancuar në Platformat Meta

Analiza e të dhënave dhe performancës së fushatave.

Këto certifikata përforcon pozicionin e saj si një nga ekspertetmë të mira shqiptare në marketingun dixhital, duke dëshmuaraftësinë për të ndihmuar bizneset të arrijnë rezultate konkretepërmes platformave më të mëdha globale.

Përvoja dhe Suksesi i Blerandës:
Me një përvojë mbi 4-vjeçare dhe mbi 500 biznese tëndihmuara, Bleranda ka transformuar mënyrën se si biznesetshqiptare dhe ndërkombëtare operojnë në rrjetet sociale.
Ekspertiza e saj përfshin:

• Kthimin e ndjekësve në klientë përmes strategjive tëpersonalizuara.

• Rikuperimin e llogarive të hakuara në Instagram dheFacebook.

• Zgjidhjen e problemeve të reklamave të bllokuara, përfshirëllogaritë “Disabled” apo “Restricted.”

 

Në një prononcim të saj për ne, Bleranda u shpreh:

Jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë arritje. Ky certifikim ngaMeta është një njohje e rëndësishme e punës sime dhe njëmotivim i madh për të vazhduar të ndihmoj bizneset të arrijnësukses përmes fuqisë së marketingut dixhital.

Ishte një sfidë e madhe dhe plot përgjegjësi, por që ja dolambarë. Për mua, ky ishte një certifikim shumë i rëndësishëm përtë cilin kam punuar shumë dhe nuk u dorzova, pavarësishtsfidave që u shfaqën gjatë rrugës.

Ja ku jemi, në fund, E certifikuar..Suksesi nuk vjen rastësisht, por është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme, disiplinës dhebesimit tek vetja.

Bleranda Musa mbetet një shembull frymëzimi për sipërmarrësite rinj shqiptarë dhe një emër i padiskutueshëm në fushën e marketingut në rrjetet sociale. /Albinfo.ch